MekuliPress: Shqiptarët e Maqedonisë i dhanë nje goditje të rëndë Ali Ahmetit!

20
Oct
2025
Huazuar nga: Mekulipress


Sepse çdo aleancë me Edi Ramën dhe me Vuçiqin duhet ndëshkuar.
Sepse zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut tregojnë qartë një kthesë të re në skenën politike shqiptare. Koalicioni VLEN po konfirmohet si forca e parë mes shqiptarëve, duke marrë besimin e shumicës relative, ndërsa partitë që për vite të tëra dominuan jetën politike, si BDI dhe PDSH, po humbasin terren dhe ndikim.
Sepse ky rezultat tregon se shqiptarët kërkojnë ndryshim të vërtetë jo vetëm emra të rinj apo slogane të mëdha. Ata duan pushtet lokal që sjell shërbime, investime dhe projekte të prekshme në jetën e përditshme. Fushatat që u mbështetën te emblemat e UÇK-së apo flamuri kombëtar, kësaj here nuk sollën vota. Shqiptarët po e bëjnë dallimin mes historisë së shenjtë të luftës çlirimtare dhe politikës së përditshme, askush nuk luftoi për liderë apo parti, por për lirinë e kombit shqiptar.
Kjo valë e re tregon edhe lodhjen nga partitë e ndërtuara rreth një figure të vetme, ku pushteti përqendrohet e nuk ndahet. Shqiptarët po zgjedhin modele bashkëpunuese, ku autoriteti dhe vendimmarrja ndahen mes shumë njerëzish.
Në këtë proces, ndikimi i Kosovës duket të jetë rritur në mënyrë pozitive, duke sjellë frymë bashkëkohore dhe bashkëpunuese. Ndërsa dRama, për fat të keq, ka humbur një pjesë të ndikimit të saj moral, për shkak të disa lëvizjeve politike të pamatura. Tirana ka potencial të madh për të ndikuar në rajon, por duhet ta përdorë atë me urtësi: të dëgjojë, të kuptojë dhe të prijë me mençuri.
Në anën tjetër, te maqedonët, qendra e majtë është në krizë, ndërsa e djathta po forcohet nën siglën VMRO. Megjithatë, edhe aty mungon uniteti, pasi nën të njëjtën çati bashkëjetojnë qëndrime që shkojnë nga liberalizmi europian deri te nacionalizmi ekstrem. Kjo e bën skenën maqedonase edhe më të ndërlikuar dhe kërkon kujdes nga faktorët shqiptarë për të mos mbetur peng i lojërave të tjerëve.
Në disa komuna pritet balotazhi, por një gjë është tashmë e qartë: epoka e re politike ka nisur.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po kërkojnë politikë të përgjegjshme, bashkëpunuese dhe me rezultate konkrete.
Era e ndryshimit nuk është më frymë; është realitet.
Edhe tjetra, Kumanova nuk do të harrohet kurrë !
Mekuli Press kufizoi personat që mund të komentojnë në këtë postim.
Mekuli Press
Pak kush i njef shqiptarët më mirë se MekuliPress!
Ne nuk trillojmë lajmin, ne pasqyrojmë të vërtetën; me profesionalizëm, objektivitet dhe dashuri për gjeopolitikën shqiptare. Na lexo!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/10/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk