Nje miku im, vertete i mire e atedhetar, qe e ka provuar me vepra, jo me fjal atedhetarizmin e tij, e jo vetem te tij, por edhe te familjes, me kritikon per nje ripostim te nje karikature, qe une kam bere sot ne f.b.
Ajo qe me habit me shume, eshte fakti qe miku im e quan te papershtateshme ne raport me pozicionin tim, qe nuk perputhet me pozicionin tim intelektual
Miku im I nderuar midis te tjereve, me thote: “….Nuk e pranon niveli juaj intelektual te merresh me te tille propagande. Nese e merrni per keq, u kerkoj ndjese”
Se pari, i nderuari mik, te jeni i sigurte se nje pozicion te tille nuk ja marre per te keq askujt, kushdo qofte, e ca me teper ju. E se dyti, nuk eshte aspak nevoja te kerkoni ndjese.
Ajo kerikature, te cilen une e postova, tregon politiken e interesit personal e te familjes Berisha, ne ngritjen dhe ndertimin e nje partie “politike” familjare ne SHQIPERI. Demokracia nuk duhet te kete kalim te drejtimit te partive politike, nga babaj tek femija. Partite politike sigurisht qe kane inflyencat e tyre ne jeten e vendit e te popullit, inflyenca positive apo negative, qe mund ta cojne vendin ne sukses apo ne regres, deri ne zhdukjen fizike te tij.
Partia politike e familjes Berisha, PD-,ja, eshte rezultati i uzurpimit te enderres demokratike te popullit, eshte pikerisht marrja peng nga klani Berisha dhe familjes se tij, e aspirates kombetare, qe priste te vendosej nje sistem ekonomiko-politik me produktiv, se ai i drejtimit nga nje parti e vetme, cilado qe te ishte ajo, e majte, apo e djathte.
Zerat per te vendosur te bijen e Berishes ne krye te PD-se, jane nje kembane tjeter alarmi per te ardhmen e SHQIPETARISE. Kjo parti, e ushqyer ideologjikisht nga intrigat e pafund te UDB-se Jugosllave, dhe pasardhesve te saj ne Serbi, vazhdon te luaje karten e “atedhetarit” per Berishen. Skenaret ne jeten politike te Berishes, nuk ndertohen nga “inteligjenca” e tij personale, por vijne te gateshme nga pertej kufirit shteteror te SHQIPERISE, vijne nga zyrat me eksperience te prapesisive kunder SHQIPTARISE!
Ndaj ajo karikatura, e bashkimit te dy fytyrave pa fytyre, te Berishe kriminelit e tradhetarit, me ate te se bijes, qe mire shume eshte specializuar ne veprime korrupsioni, jane e qelluara grafikisht e politikisht, me kuptimeplote qe tregohet ne fjalen popullore: “mu* i jati, e mu” i biri/e bija, mu* ai qe beri t’ane”!
PD-ja me Shqiperi, duhet te jete vertete demokratike, e jo familjare, nje alternative e djathte atedhetare, jo parti familjare e njerezish te ushqyer me korrupsion, ashtu sic duhet te rikonstruktohet e ndertohet si nje parti vertete e majte, ku PS-ja, e sotme, pa asnje pozicion vertete te majte, por te korruptuar, njejte si “simotra” e saj PD, te riklstruktohet me njerez te ri dhe programe te se majtes, e jo te jete e tille vetem ne emer, e ne praktike te kaloje sic ka kaluar gati ne nje te djathte ekstreme .
SHQIPTARET KANE NEVOJE PER NJE KLASE TE RE POLITIKE, dhe karikatura, e cila nuk eshte krijuar nga une, por e morra te gateshme ketu ne f.b., ku perzihet fytyra fizike e Sali Berishes, me fytyren fizike te Argites, flet shume dhe eshte nje trumbet alarmi, per te ardhmen politike ne SHQIPERI. E theksova fjalen “fytyre fizike”, sepse jane afersisht te njejta, “me ben baba te te ngjaj”, por edhe fytyra (ndergjegjja politike, jane te njejta, dhe e njejte perspektiva, te njejta strategjite ne dem te atedheut).
Veprimertaria e klases se sotme politike ne SHQIPERI, eshte ajo qe ne te vertete e ka futur atedheun “ne nje izolim te ri demokratik”!
Pamvaresisht nga vleresimi juaj i kundert ndaj asaj qe une postoj, ju do te mbeteni nje miku im i mire.
Pikerisht ketu qendron e bukura e demokracise, ku mendimet kurresesi nuk “mund te vishen me uniforme”.
Ju uroj SHENDET miku im!
27 Korrik 2024
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!