“Merr para nga serbët dhe shpërndan lajme të rreme”, gazetari rrëfen të vërtetën për “Klan Kosovën”: I shërben Beogradit!

18
Jun
2023

/ huazuar nga Pamfleti/

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Klan Kosova” financohet nga serbët dhe shpërndan informacione të rreme, prandaj erdhi dhe pezullimi i licencës.

Kështu ka deklaruar gazetari Vudi Xhymshiti, i cili e ka cilësuar të drejtë vendimin që ka marrë qeveria e Kosovës.

Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, ai tha se “Klan Kosova” merr para nga serbët, ndërkohë që Serbia është shteti më agresiv kundër Kosovës.

“Sipas hulumtimeve të Kosova Post, rezulton të jetë financuar nga shteti serb, i cili është shtet agresiv ndaj rendit kushtetues dhe rendit territorial të Kosovës. Në këtë rast Republika e Kosovës ka të drejtë të ndërmarrë masa edhe deri në mbylljen e tij”, tha ai.

Ai tha se është e provuar sipas raportit të Parlamentit Evropian që media në fjalë është në krye të televizioneve që bëjnë dezinformimi të publikut. Sipas tij, PE konstaton se “Klan Kosva” shihet si një media që ka dëmtuar raportet e Kosovës me BE.

“Një raport i Parlamentit Europian mbi mediumet që shpërndajnë informacione të rrem, Klan Kosova është një prej e mediumeve kyç si përgjegjës për shpërndarjen informacionit të rremë. Madje raporti thekson se ka kontribuar të duket Kosovën si një shet që nuk mund të ketë raport te mira me BE.

Raporti i PE që thotë se Klan Kosova ka udhëheur me shpërndarjen e informacioneve të rreme dhe propagandë duke dëmtuar qëllimshëm imazhin e Kosovës në raport me ndërkombëtarët.

Ne nuk mund ta kontestojmë raportin e Parlamentit Evropian. Në këtë moment që ne flasim që burimet financiare të këtij televizioni, baza e regjistrimit administrativ, është Serbia. Një shtet që është i përfshirë në veprimtari të plotë për të rrezikuar integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës me organizatat kriminale që pretendojnë që janë protestues.

Në saj të të interesit të sigurisë kombëtare, Kosova ka absolutisht të drejtë ta pezullojë veprimtarinë e plotë të Klan Kosovës. Ashtu sikurse ka pasur të drejtë Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian të bëjnë suspendimin e plotë të Russian Today dhe Sputnik.

Ne nuk mund të bëhemi hipokrit dhe të themi që BE ka të drejtë të bllokojë propagandën ruse në BE, ndërkohë që Kosova nuk ka të drejtë të suspendojë propagandën serbe në Kosovë”, tha Xhymshiti.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk