Nga: Hysni Milloshiga
Tetor, 1992
O shok që fytyrën kurrë s’ta kam parë
o shqiptar me emrin Xhemil Zeqiri
Po të pyes që larg me dashuri e me mall:
Ke zemër në gjoks apo minierë floriri?
–
Ti jeton në qytetin e largët – Kopenhagë
me malli n e Atdheut që të n dez si dielli
u në po shkruaj një kë ngë për ty këtë natë
me vargje të pastra si shirita ylberi.
–
Të kujtoj çdo ditë, çdo m brë mje e mëngjes
si mik,Si sh ok e sivëlla të kujtoj
diellin e kombit na e kanë n darë në mes
po zemrë n e sh qiptarëve kurrë n uk besoj.
–
Emri yt është shkruar në zemrë n time
siç janë shikruar përjetë dhe yjet në qiell
le të ketë në jetë bre nga e hidhëri me
midis vëllezë rish do të ketë pra nverë.
–
Po i shkruaj këto fjalë me baltë Sh qipërie
me gurë të bardhë mali po i shkruaj këto fjalë
le të na lidhë kjo kë ngë si urë vëllazërie
sa të rrojmë mbi tokë shqiptarë të gjallë.
–
Hysni Millos hej Tetor, 1992
Miku im Xhemil Zeqiri
1.
LargAtdheut ku ka lerë,
Larg vatrës prin dërore,
Larg shqiponjës me dy krerë,
Larg malesh madhështore,Largeller,
larg, në udhë mërgi mi,
Ku djeg malli porsi zjari,Ku
si qiri u shkri Naimi.
Ku rroi e n uk vdiq shqiptari,
Endet sot Xhemil Zeqiri,
Miku im me shpirt floriri.
2.
Kurndez nata yjet qielli t
Dhe oqeanet pushojnë pak
Ja ky bir nga Toka e Diellit
En det nëpër Kopenhagë.
Jo si turist e kalimtar,
Po si punëtor në punë e halle
Rend Anteu mërgimtar
Si rend era nëpër male,
Si rendera nëpër pyjet
Gjersa prapë shuhen yjet.
3.
Dielli zgjohet.Ai zgjuar
Porsi rrezja që puth malet
Puth flamurin për malluar,
Ku shqiponja i hap krahët.
Dhe në zemër ndien Adtheun
Me të vdekur dhe të gjallë
Që ka përkundur Prometeun
Në çdo djep e në çdo fjalë,
Në çdo shpatë e flakë zjarri,
Miku im, Xhemil Shqiptari.
4.
Eh,mikuim Xhemil Zeqiri,
Eh, miku im Xhemil Shqiptari,
Ku është vatra ku është hiri,
Shpata që na la i pari?
Ku ësh të ylli ynë i fatit,Ku
ësh të forca e Bashkimit?
Mos u tha dhe vala e Matit,
Mos u tha dhe vala e Drinit?
Në Tiranë e në Prishtinë
Ujku shqyen Shqipëri në
.
5
Shqipëria jonë – e mjera,
Shqipëria jonë – e gjora,
S’di ku endet mbi humnera,
Ku është Kaçaniku e Vlora?
Ku janë djemtë e Shqipërisë,
Ku janë fushat, ku janë malet,
Ku janë Burrat e Lirisë,Përse
nuk po zgjohen varret?
Çfarë murtaje na ka tretur,Mos
të gjallët kanë vdekur?
6.
Eh, miku im Xhemil Zeqiri
Gjak kullon kjo zemra e shkretë,
Se kur qan e qesh bilbili
Të duket se nuk rron në jetë.
Kush e shembi Shqipërinë,
Kush e vra u nëpër natë,
Kush ia akuzoi lavdinë,
Kush e la si lis të thatë?
Ca tregtarë flamujsh ma vulë,
Që shesin kombin për një pulë.
7.
Tokë e Diell, toka ime
Diellin kush na e rrëzoi?
Kush mbi malet kryetrime
Hodhi natë e na verboi?
Kush na ndau, na përçau
Me parrullën e romakëve?
Mbahu, toka ime, mbahu
Për mbi supet e Pezakëve …
Duhet ngritur Dielli prapë
Të na prijë me sy të artë.
8.
Ngrihi dëshmorë nga varri,
Dëshmorë të Kombit patjetër,
Prej jush të ngjallet i gjalli,
Të vdesë kush ka për të vdekur
Veç kombi sot duhet të rrojë
Siç rrojnë gjithë kombet mbi dhé,
Qyqja të mos na vajtojë
Mbi kullat pa njerëz, Atdhe
Evrop a kurvë, Evrop a plakë
Pre m to n Diell e na jep natë.
9.
Eh, miku im Xhemil Zeqiri
Jetë le t’i japim jetës
Ne do të ngrihemi nga hiri
Si Feniksi i legjendës.
Mbështetur veç mbi zemrat tona
Dhe krahët tanë të bashkuar
Do fluturojmë si shqiponja
Me Flamur të kuq mbuluar
Dhe do t’i thotë Lirisë PO
Ko m bi ynë i madh Hero.
Hysni Milloshi
Itai, 25 tetor 1996
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!