Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
– Xhemil Zeqirit –
O shok që fytyrë n kurrë s’ta kam parë
o shqiptar me emrin Xhemil Zeqiri
po të pyes që larg me dashuri e me mall:
ke zemër në gjoks apo minierë floriri?
–
Ti jeton në qytetin e largët – Kopenhagë
me mallin e Atdheut që të ndez si dielli
unë po shkruaj një këngë për ty këtë natë
me vargje të pastra si shirita ylberi.
–
Të kujtoj çdo ditë, çdo mbrëmje e mëngjes
si mik, si shok e si vëlla të kujtoj
diellin e kombit na e kanë ndarë në mes
po zemrën e shqiptarëve kurrë nuk besoj.
–
Emri yt është shkruar në zemrën time
siç janë shikruar përjetë dhe yjet në qiell
le të ketë në jetë brenga e hidhëri me
midis vëllezë rish do të ketë pranverë.
–
Po i shkruaj këto fjalë me baltë Shqipërie
me gurë të bardhë mali po i shkruaj këto fjalë
le të na lidhë kjo këngë si urë vëllazërie
sa të rrojmë mbi tokë shqiptarë të gjallë.
–
Hysni Millos hi Tetor, 1992
Miku im Xhemil Zeqiri
1.
Larg Atdheut ku ka lerë,
Larg vatrës prindërore,
Larg shqiponjës me dy krerë,
Larg malesh madhështore,
Larg or, larg, në udhë mërgi mi,
Ku djeg malli porsi zjari,
Ku si qiri u shkri Naimi.
Ku rroi e n uk vdiq shqiptari,
Endet sot Xhemil Zeqiri,
Miku im me shpirt floriri.
2.
Kur ndez nata yjet qiellit
Dhe oqeanet pushojnë pak
Ja ky bir nga Toka e Diellit
Endet nëpër Kopenhagë.
Jo si turist e kali mtar,
Po si punëtor në punë e halle
Rend Anteu mërgi m tar
Si re nd era nëpër male,
Si re nd era nëpër pyjet
Gjersa prapë shuhen yjet.
3.
Dielli zgjohet. Ai zgjuar
Porsi rrezja që puth malet
Puth flamurin për malluar,
Ku shqiponja i hap krahët.
Dhe në zemër ndien Adtheun
Me të vdekur dhe të gjallë
Që ka përkundu r Prometeun
Në çdo djep e në çdo fjalë,
Në çdo shpatë e flakë zjarri,
Miku im, Xhemil Sh qiptari.
4.
Eh,miku im Xhemil Zeqiri,
Eh, miku im Xhemil Shqiptari,
Ku ësh të vatra ku është hiri,
Shpata që na la i pari?
Ku është ylli ynë i fatit,
Ku është forca e Bashkimit?
Mos u tha dhe vala e Mat it,
Mos u t ha dhe vala e Drinit?
Në Tiranë e në Prishtinë
Ujku shqye n Shqipëri në.
5.
Shqipëria j në – e mjera,
Shqipëria jo në – e gjora,
S’di ku en det mbi humnera,
Ku është Kaçaniku e Vlora?
Ku janë djemtë e Shqipërisë,
Ku janë fushat, ku janë malet,
Ku janë Burra t e Lirisë,
Përse nuk po zgjohen varre t?
Çfarë murtaje na ka tretur,
Mos të gjallët kanë vdekur?
6.
Eh, miku im Xhemil Zeqiri
Gjak kullon kjo zemra e shkretë,
Se kur qan e qesh bilbili
Të duket se nuk rron në jetë.
Kush e shembi Shqipëri në,
Kush e vrau nëpër natë,
Kush ia akuzoi lavdinë,
Kush e la si lis të t hatë?
Ca tregtarë flamujsh ma vulë,
Që shesin kombin për një pulë.
7.
Tokë e Diell, toka ime
Diellin kush na e rrëzoi?
Kush mbi malet kryetrime
Hodhi natë e na verboi?
Kush na ndau, na përçau
Me parrullën e romakëve?
Mbahu, toka ime, mbahu
Për mbi supet e Pezakëve …
Duhet ngritu r Dielli prapë
Të na prijë me sy të artë.
8.
Ngri hi dëshmorë nga varri,
Dëshmorë të Kombit patjetër,
Prej jush të ngjallet i gjalli,
Të vdesë kush ka për të vdekur
Veç kombi sot duhet të rrojë
Siç rrojnë gjithë kombet mbi dhé,
Qyqja të mos na vajtojë
Mbi kullat pa njerëz, Atdhe
Evropa kurvë, Evropa plakë
Pre m ton Diell e na jep natë.
9.
Eh, miku im Xhemil Zeqiri
Jetë le t’i japim jetës
Ne do të ngrihemi nga hiri
Si Feniksi i legjendës.
Mbështetur veç mbi zemrat tona
Dhe krahët tanë të bashkuar
Do fluturojmë si shqiponja
Me Flamur të kuq mbuluar
Dhe do t’i t h otë Lirisë PO
Kombi ynë i madh Hero.
Hysni Milloshi Itali, 25 tetor 1996
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!