“Miku i mire shihet ne dite te veshtira!”

02
Nov
2023
Nga: LUAN BACI

      Eshte nje e vertete absolute, sepse kur je mire, “te gjithe te duan”, je mik i kujtdo, sidomos atyre qe kane interesa, ose llogarisin te tilla. Ndaj dhe veshtiresite, kohet e rende, seleksionojne miqte e vertete, nga hipokritet.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

      Ka njerez qe e keqeperdorin, faktin e ndihmes vertete teper te cmuar te kryeministres turke dhe te presidentit turk, dhene ne mbrojtje te shtetit shqipetar te shkerrmoqur nga Sali UDB-ash Berisha, dhe te vene ne kaos e lufte vellavrasese nga bandat e papergjegjeshme, te armatosura nga kancer i kancereve, “bisturia”, apo “pelicilina” vicidolase, duke i dhene ultimatum shtetit shovinist grek, i cili u pergatit me ushtri per pushtimin e SHQIPERISE SE JUGUT, eshte nje dem jo i vogel qe behet.

      Keta keqeperdorues te asaj ndihme te vyer, kerkojne te fashitin, te shuajne, kritikat qe behen ndaj islamit politik, dhe veprimtarise se denueshme te kryeministrit te sotem turk Erdogan, qe ne funksion te realizimit te enderres se tij te rindertimit te perandorine se vdekur osmane, po demton keq unitetit politik, e shpirteror ne hapsiren mbare shqipetare, duke mos kursyer asnje figure historike apo simbol kombetar shqipetar!

      Nje tjeter fakt i ngjashem, i perdorimit ne menyre jo te pershtatshme, bile te demshme, eshte fakti qe politikane medioker, lapanjoze, kepuce lepires, pa intelekt, propagandojne kapitullimin e tyre ne te gjitha nivelet, si “diplomaci te madhe”, si para armikut serb, ashtu edhe para miqve qe ndihmuan ne clirimin e Kosoves, pa ndihmen e te cileve nuk do te ishte siguruar fitorja, ne nje kohe relativisht te shkurter, sic u arrit. Klasa politike dhe anal-istat e ekraneve televizive, duke dashur te kene “dashurine” e aleateve, e perkulin kurrizin, me lepe-peqe, duke qene vetem OK- man (“burra” qe thone vetem “po”, edhe kur ajo “yes” ose “OK”, SHKON NE DEM TE INTERESIT KOMBETAR). Per keta te pakurrizore, qe e kane kurrizin plasteline, qe nuk kane asnje kocke nacionalizmi te aresyeshem e te pranueshem, “PO”-ne e tyre, e kane pashaporte te marrjes, apo te mbajtjes se pushtetit, pa ne te s’em*s le te veje populli e atdheu.

      Jo, more, jo! Ndihma e MIKUT ne dite te keqe, as nuk harrohet, as nuk nenvleftesohet, dhe as qe mund te mohohet, se kjo eshte ne genin e shqipetareve, e atyre shqipetareve qe e kane per nder te jene shqipetare, jo e shqipfoleseve.

      Shqipetari i vertete nuk eshte bukeshkale, nuk e menderos kalin pasi kalon lumin, por nga ana tjeter, nuk mund te paguaje te miren e dikureshme ndaj tij, me pranimin e humbjes se integritetit e te PAMVARESISE, te dinjitetit e te respektit te vetevetes e te mbare kombit.

      Nga ana tjeter, ndihma e MIKUT dikur, ne nje kohe te larget apo te afert qofte, nuk u jep te drejten asnje aleati te kerkoje e te veproje kunder interesit tone kombetar. Ne se diplomate te caktuar te miqve tane, demtojne interesin kombetar shqipetar, nuk duhet thene “po”, vetem thjeshte per faktin qe me ta jemi miq, por kur nuk eshte per te thene “PO”, dhe kjo “PO”, eshte e demshme, duhet te themi me PLOTE gojen e me respekt bashke, vetem “JO”, sigurish ndonje lopcar, ne se nuk e din se per edukate diplomatike nuk duhet vertete te thuash shkurt “JO”, duhet te thuash:”I nderuar, me fal, por kjo nuk duhet dhe nuk mund te behet keshtu, sepse eshte e demeshme”!

      Ndaj hesapet nuk duhen ngaterruar!

      ”GARDHET E MIRA, RUAJNE MIQESINE MIDIS KOMSHIVE DHE MIQEVE”, thote nje fjale e urte.

      Hesap i qeruar, pune e mbaruar!


01 Nentor 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 02/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk