Miqte e mi! Ju lutem vemendje ne keto pak rreshta

04
Jun
2026
Shkruan: LUAN QEMAL BACI
Sapo morra kete tekst te meposhtem, ne anglisht nga dy miq te mi amerikane, te cilet qe te dy, jane Hebrew-amerikane, por qe jane njeres qe punojne kunder dhunes e politikes shteterore te Izrailit te Benjamin “Bibi” Netanyahu.
Shqipetaret kane mbeshtetjen e te gjitha forcave demokratike ne bote.
Ndaj mos u ndalni, bija dhe bij, motra e vellezer, heroike te Shqipetarise.
Kombi eshte ne rrezik te zhdukjes perfundimetare.
Ne se format demokratike nuk do te na merren parasysh, do te perdorim ne fund te fundit gunat mbi telat me gjemba.
Bota i ka njohur e do t’i njohe perseri shqipetaret, pas u vjen perseri historia.
Jerry Kushner, i besuari dhe “seriozi” i Rame atdheshitesit, eshte ne hetim nga organet kompetente te drejtesise amerikane per korrupsion, dhe gruaja e tij, Ivanka Trump, pervec faktit qe eshte vajza e presidentit Trump, nuk ka asnje peshe politike ne shoqerine amerikane.
Vete presidenti Trump, eshte i akuzuar per shume shkelje te ligjeve te Amerikes, ka qene dhe vazhdon te jete, gjithnje objekt i hetimeve per korrupsion dhe dhjetera krime te ndryshme.
Ne daten 03 Nentor 2026, ne Amerike ka zgjedhje dhe ne se Republikanet humbasin shumicen ne Kongres dhe ne Senatin amerikan, Presidenti Trump do te largohet nga detyra e tij, dy vite me pare se t’i perfundoje mandati i tij i dyte presidencial, e nje president tjeter do te jete, po nga partia Republikane, dhe “palloshit te gjate”, tradhetarit Edi Rama, do t’i duhet nje Sazan i dyte “per te siguruar”, prapanicen e tij te ndyre ne pushtet.
Po Shqiperia ka nje Sazan te vetem, dhe nuk do te lejoje as Sazanin, e as nje milimeter toke te shitet nga vatani.
Nuk ka vdekur jo djaleria Shqipetare.
Sazan e Karaburun jane vatanet e mia, eshte e jona, TERE SH²QIPETARIA.
BERISHA NE BURG!
RAMA NE BURG!
Me pushte po jap perkthimin ne shqip te shenimit qe me derguan miqte e mi amerikane:
“Thjesht po them
Jared Kushner dhe Ivanka Trump po marrin tokën e mbrojtur shqiptare në një projekt prej 1.4 miliardë dollarësh për të ndërtuar vendpushime luksoze dhe një zhvillim të lidhur me Izraelin.
Kryeministri shqiptar ndryshoi ligjin për ta bërë këtë të mundur.
Tani shtëpia e tij po digjet”
Rinia shqipetare eshte ne rruge te drejte ne permbysjen e ketij regjimi te korruptuar kunderkombetar.
MOS U NDAL RINI!
SHQIPERIA ESHTE E JOTJA.
ASNJE CENTIMETER KATROR I TOKES SHQIPETARE DHE ASNJE OBJEKT NE SHITJE, vetem qera afatshkurtera.
ESHTE E JONA SHQIPETRIA.
Qeshu rini, qeshu, bota eshte e jotja,
Grushtin shtrenguar,
Te gjithe si nje grusht te bashkuar,
Atememedheun per ta ruajtur e lulezuar.
P.S. Une banoj ne Amerike, qe prej tridhjete vitesh, dhe jam nenshtetas amerikan, ku per qendrimet e mia, edhe mund te kem pasoja nga ekstremiste te ndryshem, por ATDHENE TIM TE ORIGJINES E DUA. Jam larguar nga Shqiperia, mbasi duke qene ne profesion inxhinier mekanik, dhe nuk m’u dha asnje ambjent prodhimi ne fushen ku kisha gjithe jeten time eksperiencen dhe edukimin professional.
U largova, sepse Berisha nuk me dha mundesine per te jetuar, si te gjithe popullit, e pas me shume se 32 viteve pune ne atedhe, as letra me vrime nuk morra nga krimineli dhe armiku, lubia Sali Berisha.
Nuk kam dashur e menduar kurre te largohem nga atedheu. Tentova tre here te kthehem, me kerrcenuan me jeten ne se nuk kthehesha ne Amerike, kriminele e hajdute, te mbajtur ngrohte nga korrupsioni shteteror i dhjerokracise. Bleva toke e fillova investimin, por ma grabiten duke ma shitur, e ne aktin “e shitjes”, ka firmosur disa vjet pasi kishte vdekur, ish-gruaja ime. Pushteti i Rames, edhe pse i kam dhene si prove fallcifikimi, certifikaten e vdekjes, leshuar nga shteti amerikan, te ish-gruas time, ka vite qe e mban te mbyllur e te pazgjidhur te drejten time, me dosje qe fle dhe mbuluar nga pluhuri i viteve, ne Prokurorine e Durresit.
Bashkeatedhetare te mi, kudo qe jeni, ju dua, paci jete te gjate e me shendet me gjithe familjet tuaja!
04 Qershor 2026.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 04/06/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk