Miratohet ligji për “branitellët”, VLEN-i lëshon sallën!

12
Sep
2024
Shkruan: Medai Shaholli


Dje parlamenti i “drzhavës” ka miratuar ligjin për “banitellët” me votat e VMRO-SDSM-së, ku “spartanët” e deridjeshëm të VLEN-it si gardianë të çeshtjes shqiptare, lëshuan sallën si minj të fushës, por paralajmëruar se do të dalin edhe nga qeveria e koalicionit.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kaq ishte loja e patriotizmit fals e taborit të vlenistëve “spartanë”, që dorëzuan bajrakun e patriotizmit nga frika e dëbimit nga koalicionit nga ana e despotit Micko si kundërpèrgjigje, nëse do kërkonin kushtin që edhe veteranëve të UÇK-së t’i akordohej një ligj si i “branitellëve”!

Por jo, nuk ndodhi ashtu siç deklaruan minjtë e VLEN-it se ligji për “branitellët” nuj do të kaloj por gjithsesi ata e lëshuan “bajrakun” e patriotizmit, ku ata kishin rastin për ta treguar veten se vërtetë janë ata që do ta sjellin ndryshimin dhe jo të tjerët nga kampi i opozitës shqiptare.

Kësisoj, u dorëzuan para despotit Micko duke ruajtur kështu privilegjet e pushtetit në emër të patriotizmit të kamufluar, që u doli tashmë zbuluar si një lojë e pështirë ndaj votuesve shqiptarë dhe premtimeve të pambajtura për ndryshim.
Sprova parë e rrugtimit të tyre për ndryshim janë qorrsokaqet dhe labirinthet e Mickos që nuk të shpien askund.

Ata e huqën gurin e parë të provës për ndryshim sepse nuk e kushtëzuan ligjin e “branitellëve” me një ligj për veteranët e UÇK-së!

Ky është vetëm fillimi i nënshtrimit të vlenistëve të arrakatur për pushtet që nga demagogjia e ndryshimit mbeti vetëm fjala.
Nga “spartanë” të çështjes shqiptarë ata u kthyen në identitet si minj të gjirizeve.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk