Shpalime
NGA SHQIPTARËT E LASHTË U RUAJT NDËR SHEKUJ EDHE PËRTEJ DETIT TË ZI, NË KAUKASIN PERËNDIMOR
Miti i prometheut të mbërthyer në Shkëmbinjtë e Shqiponjës, mbi ujëvarat e lumit Agura në malet e Soçit
Tre ujëvarat e lumit Agura llogariten ndër bukuritë kryesore natyrore në malet e Soçit. Ato janë lrg rreth katër kilometra nga bregu i Detit të Zi. në grykën e lumit Agura, ujëvara e parë dhe më e ulët konsiderohet më e mrekullueshme. Shkallët gurore të çojnë në dy ujëvara të tjera impozante. Pasi t’i arrini aty, mund të shikoni Shkëmbinjtë e Shqiponjës, ose të merrni një rrugë më të gjatë për në malin Akhun (Ahun). Thuhet se këto janë shkëmbinjtë në të cilët besohet se Prometheu ishte lidhur me zinxhirë. Për këtë vigan nga mitologjia e lashtë është ngritur edhe një shtatore e tij në malet e Soçit.
Sipas besimit të lashtë, Prometheu u vëzhgua nga një zot i quajtur Akhyn (Ahyn, perëndia e pyjeve), i cili jetonte në malin me po këtë emër, Ahyn. Kur Ahyni e pa një vajzë vendase të quajtur Agura duke i dhënë ujë Prometheut, ai e shndërroi atë në lumë, me emrin e saj Agura.
Në krye të Shkallëve të Shqiponjës (në gjuhën e banorëve të sotëm: Orliniye Skaly), nëse i vizitoni ato, jo vetëm që mund të shijoni pamjen e vendit dhe maleve përreth, por mund të bëni edhe fotografi me shtatoren e Prometheut.
(26. 10. 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!