“Vërtet jetojmë në epokën e “fjales së lire”?!”

05
May
2023


Shkruan: Luan Baci

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

4 Maji 2023 MJAFON NJE KUNDERSHTIM NGA ANA TJETER E BARIKADES, DHE FAP, SI ME MAGJI, NUK MUND TE POSTOSH ASGJE, EDHE PSE NUK JE NE KUNDERSHTIM ASPAK ME RREGULLAT E KETIJ RRJETI SHOQEROR TE KOMUNIKIMIT SOCIAL!
Vertet jetojme ne epoken e “fjales se lire”?! “I lire” te flasesh vetem ate qe nuk prek interesat e atij, qe qendron “pas perdes” dhe nuk cenon interesat politike, ekonomike, e ideologjike, te grupeve te pasperdes se demokracise (lexo: “dhjerokracise”). Po pse harruat ju o njerez qe ishim te lire sa te doje ne epoken e socializmit e te ideologjise komuniste te “diktatorit” Enver Hoxha, per te share e kritikuar imperializmin dhe revionizmin, por kur kishe guximin te thoje se dua te leviz nga ky vend banimi ne nje tjeter, se nuk po i duroj dot komshite llafazane e intrigante, nuk levizje dot, se nuk e aprovonte keshilli i lagjes, apo komiteti ekzekutiv i qytetit?! Po te kritikoje organet ekzekutive te qytetit apo rrethit, se nuk po punonin mire me furnizimin e popullsise, apo me infrastrukturen, atehere “militante” partie te kallepit te Ramiz Alise e te Sali Berishes, te futnin ne listen e “armiqeve” te popullit e te partise, e te degdisnin te internuar familjarisht!

E liria e fjales, per te share ate qe nuk eshte me, as si individ, e as si sistem, vazhdon perseri, si ne monizem, por me e fuqishme (lexo: “me e rrezikeshme”), sot ne dhjerokraci, kur prona te vidhet, kur femite apo femrat rrembehen per shitje organesh e per tregun e priostitucionit, e kur e ngre zerin, “drejtesia” ne grin me kallashnikov ne mes te dites, ne mes te qytetit, e ne mes te rruges, e po kjo drejtesi “demokratike” e ndihmon kriminelin, e paguar apo te papaguar, te ike “ne drejtim te paditur”, ndihmon kriminelin “e kapur”, te leshohet nga gjykata, per “mungese provash”.

E kjo praktike pune, e SHQIPERISE AME, eshte kopjuar edhe nga shteti “shqiptar” ne Kosove, ku propaganda masive kunderkombetare, praktikisht e vene ne sherbim te Serbise, me ndihmen e analisteve kunderkombetare, e me punen e palodhur te partive qe qarkulluan pushtet ne te kaluaren, sot ne opozite, jo vetem me partine ne pushtet, LVV, por me shume ne opozite me vete Kosoven, dhe ekzistencen e saj, jane bere avokatet dhe mburoja me e perkryer, e interesave te Serbise ne Kosove!

Morra shkak per kete shkrim, nje video te ministres se drejtesise, se Kosoves, zonjes se nderuar Albulena Haxhiu, e cila komenton shkurt nje audio regjistrim te ish ministrit te Drejtesise se Kosoves, zotit Hajredin Kuci, video qe nuk mu pranua t’a vija ne faqen time te f.b., sepse jam ndaluar perkohesisht te perdor kete mundesi “share”, dergimi tek te tjeret?! Nuk eshte hera e pare qe bllokohem, per disa ore, ose per disa dite, te “share” apo bek ndonje koment, edhe pse pozita ime nuk eshte aspak ne thyerje te rregulloreve te ketij rrjeti?! Vertet?! Kujt i “djegin” postimet qe une bej, plotesisht ne perputhje me rregullat e ketij rrjeti shoqeror?! Kush eshte ‘pas perdes” ne kete rast?!

Ne pamundesi ta ripostoja kete video plotesisht me vlera, sidomos per motrat dhe vellezerit e Kosoves, po e shkruaj ketu, fjale per fjale ate qe degjohet ne ate video:

Ish ministri i Drejtasose Hajredin Kuci thote ne audio regjistrimin:

“Po jam shume i drejteperdrejte. Per mu cmimi me i madh i luftes, o liria dhe pamvaresia. Krejt keto te tjerat jane pjese e atij cmimise per mu tash po jam shume i drejteperdrejte per krime lufte, se kisha denue asnjenjeri, vec me pas ne doren time, ne fuqine time, pse po e them dhe amnisti kisha bo edhe per palen tjeter, se per mu cmimi me i madh i luftes o liria dhe pamvaresia, krejt keto te tjerat jane pjese e atij cmimi.”

Uau….! Sa larg shkohet?!

Ministria e sotme e drejtesise, zonja Albulena Haxhiu thote ne komentin e saj te shkurter ne kete video:

“Pra Hajredin Kuci, ish ministri i Drejtesise, flet per amnistine e krimeve te luftes, pra kete qasje e kane ndjekur qeveria kur eshte udhehequr nga PDK-ja. Kete qasje e ka ndjeke Hashim Thaci, sa ka udhehequr dialogun me Serbine”

Le te shpresojme dhe urojme se f.b. dhe cdo media sociale, televizive, apo e shkruar, te mos jene te njeaneshme, por t’i sherbejne se vertetes ne shoqeri!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk