Mjekët na u bënë
Ministra e deputetë,
Repartet në spitale
Na kanë mbetur shkret.
–
Ata i hoqën vetë
Uniformat e bardha,
I veshën kostumet
Dhe kollaret e gjata.
–
Operimet që dikur
I bënin në salla,
Sot operojnë në zgjedhje
E në fushata.
–
Betimin e kanë bërë,
Siç e kërkon shëndetësia,
Por e shkelin sa herë
I thërret qeveria.
–
Kur mjeku është i kapur
Dhe punon për regjimin,
Edhe betimi i Hipokratit
Më e humb kuptimin!
–
Kjo çështje qesharake
Nuk ka në fund pikë:
Qytetarët pa mjek,
Dhe mjekët në politik!


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
