MODELI RUSO-JUGOSLLAV

07
Sep
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Reflekse
MODELI RUSO-JUGOSLLAV I PËRFSHIRJES FORMALE TË POLITIKANËVE SHQIPTARË NË PUSHTET DHE STRATEGJIA SA MË PAK BANORË SHQIPTARË NË VEND
Faktori politik shqiptar në Maqedoninë Veriore, thuhet se ka opsion evropian (gjerman, francez), ndërsa ka edhe opsion serb, bullgar, grek, turk (persian) etj. Por, cili është opsioni shqiptar? Me përfshirjen sa më të madhe të këtij faktori politik në pushtetin e vendit, me kusht që të jetë sa më i korruptuar dhe i dëgjueshëm, por me shqiptarë sa më të dobët, të përçarë e dezorientuar, me sa më pak banorë shqiptarë në vend, sa më shumë të dëbuar në botën e jashtme. A ky është opsioni ynë, për të cilin u sakrifikuan shqiptarët ndër breza, për liri e barazi, për komb e për shtet, kur pakica prej 20% shitet nën mjegullat e propagandës si popull shtetformues?!
(7 shtator 2022)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk