MOHUESIT E KOMBIT TË VET NUK I DO AS ZOTI

21
May
2024
Shkruan: Fatlind Selmani

Brezi i ri sot është brezi që u lind në kohën e demokracisë. Ky brez, në formimin e vet, është i mangët nga pikëpamja historike. Vlerat e krenarisë kombëtare, që sot janë vënë në diskutim, pothuaj të gjitha, nga debatet shterpë apo edhe të qëllimshme të disa “opinionbërësve, e kanë humbur tharmin e ndërgjegjes sonë të përbashkët kombëtare.
E di që do të këtë mes jush që do të thonë se në kohët moderne ky tharm nuk është më i vlershëm. Por më gjeni një vend në botë që i ka kthyer krahët historisë së tij? Që shanë e ofendonë historinë e tij, dhe lartësonë e lavdëron historinë e tjetrit? Duket paradoksale por, po të pyesësh të rinjtë e sotëm, ata shumë pak dinë për historinë dhe gjeografinë e vendit. Shumë prej tyre kanë shëtitur botën, në mënyra të ndryshme, por nuk kanë njohje për Shqipërinë dhe për shqiptarët jashtë kufijve të shqipërisë aktuale.
Lexojmë shumë portale të huaja, portale të cilat janë krijuar për qëllime dashakeqëse kundrejtë shqiptarëve dhe automatikisht u besojmë atyre dhe pastaj shkojmë deri në atë nivel ku fillojmë të shajmë e nënvlersojmë historinë tonë kombëtare.
Rini shqiptare, atdheu është i joni, ne jemi e ardhmja e vendit, ne jemi shtylla e kombit shqiptar, ne jemi fuqia lëvizëse në tokë, ne jemi rrugëtarët që do përfaqësojm ngjyrat dhe trungun, boshtin e lokomotivës tonë shqiptare, nëse ne jemi motor i dobët shoqëria jonë do ngec dhe nuk do ndezët motori qe tërheqë peshën e shoqërisë tonë shqiptare, të kemi kujdes në rrugëtimin tonë, çdo hap i gabuar në rrugëtimin tonë do jetë mallkim nga gjaku i dëshmorëve, nga varret e atyre që u vetëflijuan për lirinë tonë, për lirinë e atdheut tonë.
Mohuesit e kombit të vet nuk i do as Zoti, nuk i do as shoqëria e fare nuk i duron atdheu”

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk