Nga Rapsodi: Sali Mani
Kur te pashe per t’paren here,
Thashe se dimri mu ba vere,
U fejova, u gezova,
U martova, fluturova,
Mu ba jeta si Xhenet,
T’i mbretneshe e vete si mbret,
Por kjo ishte e perkohshme,
Moj e ‘ keqja’ e domosdoshme,
.
Kur na lindi femija i pare,
Shndriti gjini familjar,
Leu i dyti, leu i treti,
Nisen hallet e sikleti,
Dashurine e mbuloi rutina,
Shkojme e flejme por shpinda shpinda,
Lumturia e perkohshme,
Moj e ‘keqja ‘ e domosdoshme,
.
Sa ma shume qe rriten femijet,
Aq me larg na i vene kufinjte,
Babes niset e i merret ana,
Femijet anojne me shume nga nana,
Burri gruan nuk e braktise,
Ndaj se n’jete shpesh e bezdise,
Per pleqenine e parakohshme,
Moj e ‘ keqja’ e domosdoshme,
.
Eceeeee te burri moj nafake,
Se gjithnje na tuj u plake,
Ma shume ne duhet me u dashte,
Sa s’na kapin me shkop e jashte,
Kur t’i kapin femijet maraku,
Plaka e ka vendin te plaku,
Se kjo jete eshte e perkohshme ,
Moj e ‘keqja e domosdoshme !!!
.
Ne mesin e shume kengeve qe krijoi e kendoi per mu, per njohjen,
dashurine e jeten ne vazhdim, krijoi dhe kete kange!
Vera e Vitit 1987, kur e krijoi kete kange!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!