MOLLA E KUQE NUK ËSHTË KUFIRI VERIOR I TROJEVE ETNIKE HISTORIKE TË SHQIPTARËVE

16
Feb
2023


Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime historie
Për gabimet në lidhje me historinë, autoktoninë dhe trojet etnike shqiptare, që nuk duhet t’i përdorin shqiptarët, përveçse në kontekstin e zhvillimeve historike të trajtuara nga studiuesit e fushës, në raport me kohën kur kanë lindur këto ide dhe koncepte.
Nuk është e saktë se “Kufiri verior i trojeve etnike shqiptare shtrihet deri te Molla e Kuqe afër Nishit”. Kjo ide ka lindur gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas ndarjes së trojeve etnike mes Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë, me krijimin kinse të “Shqipërisë Etnike”, kur disa nacionalistë shqiptarë kanë kërkuar që territori i “shtetit shqiptar” duhej të shtrihej së paku deri te Molla e Kuqe, afër qytetit të Nishit, ku shumica e vendbanimeve të atëhershme ishin me banorë shqiptarë vendës. Por, ky nuk është konsideruar asnjëherë, as nga studiuesit e huaj, se është kufiri verior i trojeve historike shqiptare.
Shqiptarët nuk duhet ta pranojnë asnjëherë realitetin e krijuar me dhunë e terror, pas dëbimit të popullsisë shqiptare, së paku nga Mesjeta e deri më sot, me ndryshimin e strukturës etnike të popullsisë në krahinat shqiptare nën Serbinë e sotme, Rasisë (Sanxhakut), Toplicës etj. dhe as sipas gjendjes aktuale, kur trojet etnike shqiptare ende janë nën okupim, nën sundimin e huaj, në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi etj.
Tjetër është gjendja e sotme, interesat politike aktuale të shqiptarëve, dhe krejt tjetër është shkrimi i historisë me fakte, se cilat kanë qenë trojet etnike historike të shqiptarëve, së paku deri në shek. XIX, kur Serbia dhe shtete tjera ballkanike janë krijuar dhe janë zgjeruar në territoret shqiptare, me ndihmën e Rusisë dhe me përkrahjen e Fuqive të Mëdha të Evropës.
Harta:
Dëshmi për këtë është edhe harta e zgjerimit të shtetit të Serbisë (fillimisht principatë dhe më vonë mbretëri serbe dhe jugosllave), nga viti 1817 e deri më sot, të cilën nuk e kanë sajuar shqiptarët, por studiuesit e huaj dhe vetë autorët serbë.
Shiheni fotografinë me shënime:
Në fillim të shekullit 19-të, kryeqyteti i sotëm i Serbisë – Beogradi ka qenë i banuar me shumicë shqiptare, të krishterë dhe të besimit islam, që për disa muaj numri i banorëve të këtij qyteti u dyfishua me ushtarë rusë, mercenarë nga Azia! (teksti me shënimet e mia janë sipas dëshmisë (foto) e publikuar nga studiuesi i shquar Feri Arifi.)
Çfarë nuk është e qartë këtu?!
(14 shkurt 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk