Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Bandat ne sherbim te armikut pushtues, nuk veprojne vetem ne Parlamentin e Kosoves, me petkun e opozitarit, ato me siguri do te bejne sabotime ekonomike, si ky rast qe krijuan me permbytje mbi uren e ndertuar me pare nga qeveria e Albin Kurtit, dhe tjetera qe po ndertohet mbi lumin Iber,
Keto jane veprime me te cilat eshte hasur, perballur e me te cilat ka luftuar per gati gjysem shekulli edhe Republika e Shqiperise, ku armiqte e saj sabotonin, vrisnin pas shpine e pas ferrave deri edhe mesuesit e shkollave dhe te te rinjeve qe shkonin ne aksione vullnetare te ndertimit te atedheut. Zuzaret e erresires, viinin ne grupe diversioniste ne Shqiperi, me arme ne dore, per te bere krime kunder jetes paqesore te nje poulli te tere, me pretekstin e vendosjes se “demokracise”, dhe luftes kunder “komunizmit”!
Erdhi nje dite, qe “kollona e Peste”, ne partine dhe shtetin shqipetar, menjehere pas ikjes nga kjo jete te Enver Hoxhes, e shkaterruan SHQIPERINE me themel, vendosen “demokracine”, shkulen edhe guret e tullat e themeleve te fabrikave, uzinave, kombinateve, dhe makinerite i derguan per skrap, bashke me ushtrine, sepse “ishin te tera konuniste”, e detyruan popullin te ike nga dheu i te pareve, ne qindra mijera, duke larguar dy te tretat e popullit, e “vendosen” demokracine ne SHQIPERINE E RRENUAR prej tyre, te cilen filluan ta popullojne me afgane, bangladeshes, iraniane, afrikane veriore, evropian qe blene per nje grosh pasurite e shqipetareve, sepse keta nuk jane komuniste kolone te ardhur nuk jane si “komunistet e felliqur”, qe me diversionin e kapitalit i cili vjedh sot SHQIPERINE. Shqipetaret u quajten “morrat e zi”, vetem e vetem se i duhesh lene hapesire politike, ideologjike e pushtet morrave blu, qe shesin atedheun dhe bile edhe nene e babe.
Sabotimi mbi lumin Iber, pikerisht ne monentin qe sabotohet rezultati i fundit i zgjedhjeve ne Kosove, dhe formimi i qeverise se vullnetit te popullit te Kosoves, per nje mandat te ri qeverises, te drejtuar nga biri i pakorruptuar e i paster i popullit te Kosoves, Albin Kurti, eshte pjese e luftes hibride te armikut kunder KOMBIT SHQIPETAR.
Motra dhe vellezer te Kosoves, ju qe po tregoni inteligjencen dhe atedhetarizmin ne nje shalle te larte, dhe ata qe gabimisht vazhdojnw te mbeshtesin opoziten e cila eshte plotesisht nen thundren e sherbimin e Beogradit, duhet te perpiqeni te shkoni ne rrugen e drejte qe keni nisur, te largoni plotesisht nga politika partite politike opozitare te vena ne nje linje me “Listen Serbe” dhe Vucicin. Mos ndiqni rrugen dhe shembullin e gabuar te zgjedhesve te pergjumur ne Shqiperi, qe zgjedhin marionetat e Beogradit e te Athines.
Vazhdoni te tregoni vitalitetin qe keni shfaqur deri me sot ne sherbim te forcimit dhe cimentimit te qeverise qe mbron integritetin, lirine e pamvaresine, dhe “nxirrini ne pension” partite politike dhe individet qe me paret e taksave tuaja, punojne ne sherbim te Serbise, per ndarjen e coptimin e Kosoves, qe i shkojne zyrtareve me te larte amerikane dhe europiane, e u kerkojne coptimin e Kosoves, shkembim territoresh, e vendosje te “Bosnjes se vogel”, asocionit ne Kosove, ne se ndihmohen ne rrezimin dhe izolimin e njeriut e te qeverise qe drejton shqipetari i pakorruptuar e i pa shamtazhuar Albin Kurti.
Politikanet e opozites shqipetare, ne Kosove e jashte saj, japin dhe premetojne “bese” tek te huajt, per te plotesuar cdo kerkese te tyre kundershqipetare, ne se vijne ne pushtet. Vazhdon fara e ndyre e tradhetise, ku gjinden “shqipetare” me gjak te dhje*e e te perrrmj*re, gjak te perzjer me gjakun e thartuar te pushtuesve, te gateshem te tregetojne atedheun e popullin. Japin “bese” te pabeset, per te bere dem ndaj popullit e atedheut. Japin “bese”, te pabeset, qe dje ne lufte ishin “Kollone e Peste” e sot duan te shkelin mbi gjakun e qindra mijerave, ku shume nga te cilet nuk kane as varr ku te prehen!
2 Nentor 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
