MOS FYEJ FIGURËN E ADEM DEMAÇIT – NDERI I TIJ NUK DISKUTOHET!

22
Aug
2025
Shkruan: Rudi Berisha

REAGIM PUBLIK
Unë, si nip i Adem Demaçit, nuk i kërkoj këtij mohuesi asnjë kërkim-falje, sepse ajo nuk ka asnjë peshë për ne. Por i bëj me dije opinionit publik që të mos lejojnë kurrsesi që fjalët e ndonjë individi të vogël, të pavlerë dhe të papërgjegjshëm, të njollosin historinë dhe trashëgiminë e figurave tona kombëtare. Kontributi i Adem Demaçit, trimëria dhe qëndresa e tij janë të pakontestueshme, dhe askush nuk mund t’i zbehë ato.
Rrugëtimi i Adem Demaçit ishte një shembull i jashtëzakonshëm guximi dhe vendosmërie. Ai doli në ballë të një sistemi kriminal, fashist dhe çetnik që sundonte në ish-Jugosllavinë serbo-sllave, duke sfiduar çdo pushtet represiv dhe duke mbrojtur me vendosmëri të drejtat e shqiptarëve. Për dekada të tëra, Demaçi përjetoi burgime të pafundme, tortura dhe persekutime, pa u lëkundur asnjëherë në bindjet e tij. Ai u bë simbol i qëndresës, trimërisë dhe moralit, duke frymëzuar breza të tërë shqiptarësh që ëndërronin lirinë dhe drejtësinë. Kur ekziston pasioni dhe guximi, as dhuna dhe shtypja nuk mund të thyejnë shpirtin.
Duke qenë revolucionar dhe duke marrë postin si përfaqësues i zyrës politike të UÇK-së në Prishtinë, pozicioni i tij gjatë gjithë procesit të Rambujes ishte vendimtar. Përvoja e gjatë në burg i dha një autoritet të veçantë dhe kredibilitet të pakrahasueshëm në negociata, duke kontribuar në mbajtjen e qëndrimeve të qarta dhe të vendosura për të drejtat e shqiptarëve dhe të ardhmen e Kosovës.
Edhe Hashim Thaçi, përmes Adem Demaçit dhe Hetem Ramadanit, duke përdorur lidhjet në Lubjanë, arriti të marrë pjesë në Rambuje dhe të zgjidhet kryenegociator i delegacionit të Kosovës, duke treguar aftësinë për të menaxhuar rrjetet dhe ndikimin politik dhe duke e vendosur veten në një rol qendror në negociatat për të ardhmen e Kosovës.
Ofendimi ndaj Adem Demaçit, nga një ish-militant i LVV i quajtur historian nga Asdren Shala, është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm. Ai fyen një figurë të ndritur në histori, që ka dalë në skenë që nga vitet ’50-ta dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Respekti për kontributin e tij është i patjetërsueshëm dhe nuk mund të vihet në diskutim nga fyerje të vegjëlve që kërkojnë famë të rreme.
Nga një kokërr injoranti dhe një i dështuar, që tenton të bëjë emër duke komentuar historinë, nuk mund të vlerësohet kurrë madhështia e Adem Demaçit. Përballë figurës së tij të madhe, ky është vetëm një milingon që tenton të pickojë diçka të vlefshme, ndërkohë që Demaçi qëndron si një simbol i madhështisë, nderit dhe lirisë, një figurë që është e lartë sa malet dhe bjeshkët, e pakapshme për arritjet e të vegjëlve që kërkojnë famë të rreme.
Por nuk më befason kurrë fjalët e këtij mohuesi, sepse edhe në të kaluarën, shkrimtarë, poetë dhe historianë ishin dëshmitarë kundër Adem Demaçit. Megjithatë, kjo nuk zvogëlon aspak madhështinë e tij dhe kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve, që qëndron i pakontestueshëm dhe i lartë sa malet dhe bjeshkët.
Të gjithë dëshmitarët kundër atdhetarit Adem Demaçit ishin shqiptarë të shitur tek regjimi i armiqve tanë, si ai i Rankoviçit, Titos dhe Millosheviqit. Ata, në vend që të qëndronin me të drejtën dhe lirinë e kombit, u bënë vegla të pushtetit represiv dhe tentuan të njollosin figurën e një njeriu që luftoi pa u lodhur për të drejtat e shqiptarëve.
Unë, si një pasardhës, si një penë që shkruan me mish, gjak dhe shpirt, si një i ardhur nga gjaku i Adem Demaçit, ndihem të lënduar dhe të prekur nga fjalët e këtij sharlatani, që mundohet të fyejë, denigroj dhe përdhos figurën e dajës sime, Adem Demaçit. Kjo është e pafalshme: të fyhet një njeri që Evropa e vlerësoi me Çmimin Sakharov për Paqe, dhe shumë institucione shtetërore, arsimore e të tjera e kanë nderuar me tituj të ndryshëm. Ky kokërr milingonë, që tenton t’i lëkundë eshtrat në varr, si familjar i tij, kryen një veprim të pa pranueshëm dhe shumë të dënueshëm.
Unë, si nip i Adem Demaçit, nuk i kërkoj këtij mohuesi Asdren Shalës kërkim-falje, që ky të bëjë për Adem Demaçin, sepse ajo as që më duhet, por i bëj me dije opinionit publik që të mos pranojnë deklarata të tilla nga disa kokëkrisur që mundohen figurat tona kombëtare t’i mohojnë, t’i përbuzin dhe t’i përqeshin kontributin e tyre ndër vite. Historia nuk mund të fshihet dhe nderi i Adem Demaçit nuk diskutohet!
–––––––––––––––––––––––
Nipi iMOS FYEJ FIGURËN E ADEM DEMAÇIT – NDERI I TIJ NUK DISKUTOHET!
Adem Demaçit,

Drejtor i Shtëpisë Botuese “Dardania” – Podujevë

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/08/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk