Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
U desh fjala e mencur, e nje jete te tere eksperience, e mbartur ne shekuj nga filozofoa e nje populli vital, sic jane shqipetaret, e prure jo vetem ne kujtese por edhe ne vemendje, nga NENELOKJA KOSOVARE, NGA SHPIRTI I NJE POPULLI QE KA VUAJTUR aq shume, sa vuajtjet e tij, po t’i kishin rene gurit, do ta kishin plasur e bere therrime, por jo shpirtin e rezistences dhe te dashurise per liri, te nje kombi qe kurre nuk u shua ne tallaset dhe furtunat e mijeravjecareve.
NENELOKJA KOSOVE, duke pare llahtarin dhe tmerrin jo vetem te pushtimit mbi njeshekullor te nje populli barbar sllav, qe ka kositur e prere me qindramijera shqipetare , per t’i rrembyer lirine, token, shtepine, nderin e dinjitetin, por edhe pushtimin e ri, te atyre qe ne emer te lirise e te privilegjeve qe i dhane vetes mbi bazen “e meritave” te kohes se luftes, pushtues qe flasin shqip, qe shkaterruan ekonomine me urdherat e Beogradit, me te njejtet skenare serb qe u zbatuan ne atedheun ame, duke ja bere zerro ekonomine, mbrojtjen dhe gjithcka, qe varrosen, hodhen ne plehera, e vodhen ekonominie, djeresen, punen, gjakun e sakrificat e gjysem shekulli te te gjithe popullit ne atedheun ame.
Po cfare eshte e perbashket, me pushtuesit e rinj, qe rrembyen falas, ne tavoline, pushtetin ekonomik dhe politik ne atedheun ame, ne kohen e dhjerokracise, me ate te pushtueseve te rinj, te pasluftes, ne pjesen e shkeputur, me force e diplomaci nga politika kundershqipetare e fuqive te huaja, ne Kosove?
E pebashketa e forcave te erresires ne Kosove dhe ne Shqiperi, eshte se ato shkaterrime te ekonomise e te gjithckaje pozitive te krijuar ne dekada, u kryen saktesisht me te njejten forme, sipas nje skenari te krijuar ne Beograd, e te zbatuar me perpikmeri dhe fanatizem religjioz, nga marionetat shqipefolese, te infiltruara midis shqipetareve ne te dy anet e kufirit, marioneta qe nuk ishin asgje me pak, dhe asgje me shume se “kolona te Pesta”, per te shkaterruar perspektiven shqipetare, sepse vetem keshtu, armiqte e kombit tone, mendojne se do te gezojne territoret e grabitura te SHQIPETARISE.
Ne Shqiperi, “diktatori” monist Enver Hoxha, e filloj rezistencen shqipetare kunder pushtimit fashist te atedheut, me vajzat dhe djemte me te mire te popullit, me aksionet guerrile, duke rrembyer armet armikut ne perleshje me ta, e hap pas hapi, ndertoj ushtrine e LAVDISHME NACIONAL CLIRIMETARE, e cila cliroj Shqiperine me forcat e veta, pa ndihmen e futjes ne Shqiperi te asnje aleati te huaj.
Por “diktatori”, nuk e ndali as turrin e tij e as ate te popullit. Ata se bashku i u vune punes e luftes per ndertimin e paqes, te atedheut qe ishte kenete, mocal, malarje, nentedhjete e pese perqind analfabetizem, pa industri, pa vepra bonifikimi, pa bujqesi, vetem nje ekonomi te nje feudalizmi, bile feudalizmi mesjatar, te parmendes se drurit, me teteqind mije banore ne mbarim te luftes.
”Diktatori” kur iku nga kjo jete, nuk la pasuri per vete e familjen, ku edhe nje apartament per te jetuar familja nuk e la trashegim, por la nje Shqiperi te bonifikuar, me nje sistem bujqesor moderrn, te mekanizuar, ku shume makineri per te prodhoheshin ne Shqiperi, me nje popullsi gati kater miljone banore. Mema Shqiperi arriti te prodhoje gjithcka, ne me shume se peseqind fabrika, kombinanate uzina, projektoj ndertoj vete, me specialiste e punetore shqipetare hekurudha e hidrocentrale vigane te rrangut boteror, ndertoj nje ushtri qe zbythi cdo lakmiqar e ndertoj nje sistem fortifikimi edhe te mbrojtjes se popullit ne rast lufte.
Po cfare ishte e vecanta e “diktatort” qe “nuk kishte qene ne gjendje te mbaronte nje universitet”, sic proklamojne larashet e sotem akademiket “shqipetare”, ne te dy anet e kufirit, sidomos ata “te djathte” e pa harruar aspak ata “te majtet”, te cilet me se shumeti, dolen “nga gjiri i partise se diktatorit”, ata qe kishin vegjetuar si gjarperi nen gure, sic ishte “besniku i partise”, UDB-ashi Ramiz Alia, dhe UDB-ashi tjeter, kerma “shqipetare”, i importuar nga Serbia dy breza me pare, ai “burri i beses”, dy here “non-grata” vicidolasi, “kosovari” Sali Ram Berisha.
E vacanta “e diktatorit” ishte se ai asnjehere nuk leshoj pe, as ne Parti, e as ne shtet. Ai perdori ne seleksionimin e njerezeve dy parime, atedhedashurine, dhe ideologjine politike te teorise qe ai besonte, e duke e vene kete ideologji vetem ne sherbim te atedhedashurise, te perspektives kombetare, e duke e perdorur si ure kalimi dhe lidhje ne diplomacine e kohes.
”Diktatori”, me se shumeti e njihte dhe e zbatonte me fanatizem parimin e mos leshimit pe, me termin e “vigjilences se perhereshme”, vigjilence qe punoj ne meneyren me perfekte per gjysem shekulli, ne ndertim dhe ne mbrojtje te atememedheut. Enver Hoxha i tha popullit qe urdherat te cilat bien ne kundershtim me interesin e atedheut nuk duhen zbatuar.
Duke u goditur vigjilenca, duke u leshuar i gjithe peri qe ishte ne cikrik, u pergatit dhe u realizua shkaterrimi i Shqiperise.
NENLOKJA, per vitet e jetes dhe eksperiencen e saj qe ka ne kurriz, mire e sintetizoj edhe shkaterrimin e Shqiperise e cila eshte kryer gjete viteve qe ajo po jeton, por ketu “duhet te kene kujdes” politikanet e te gjithe spekterit politik ne Shqiperi, dhe ata te opozites ne Kosove, e pergjithesisht sidomos “te djathte” se bashku, e ne unitet, si ngahera me “te majtet” ne SHQIPETARI. Ata duhet te behen inteligjente, te hetojne se mos e dhente zoti, “nenelokja ndoshta eshte komuniste” e keshtu na prish pazaret e pasurimit e te vjedhjes se popullit e te atedheut.
Armiqte na demtuan seriozisht, na kthyen ne nje REPUBLIKE BANANESH, qe nuk prodhon asgje, ku lloj lloj zuzaresh mund te na pushtojne me shoqatat e gjuetareve, me ciftet e tyre te gjahut, por keta zoterinj, me eksperienca te shumeta ne prapesi, ne prapaskena, intriga, kurthe e krime te panumerta ndaj popujve liridashes, si populli shqipetar, harrojne nje gje, se shqipetaret nuk jane me ata qe mund te vihen perpara si deri me dje. Ata kane mijera vajza e djem te mrekullueshem, qe dine e do te dine ta cojne te drejten tek i zoti, ne ribashkimin kombetar, duan apo nuk duan armiqte tane dhe kulishet e tyre qe flasin shqip.
NENELOKJA SHQIPERI, i din mire keto histori, e nuk do te ndalet.
MOTRA DHE VELLEZER TE KOSOVES. Fare pak dite kane mbetur nga zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025, ndaj mos harroni ta shkulni me rrenje politiken qe u vodhi e u sakatoi, qe bashkepunon perdite me armikun shekullor Serbine, ata politikane qe u vodhen egersisht duke u zhytur ne nje varferi me te thelle pas clirimit nga Serbia, clirim qe akoma nuk eshte i plote e perfundimetar.
MOTRA DHE VELLEZER TE KOSOVES MARTIRE!
Mos harroni se vota juaj eshte jo vetem per ju dhe Kosoven, por eshte per ekzistencen dhe realizimin e aspirates kombetare te RIBASHKIMIT TE ATEDHEUT TE COPETUAR. Ju keni nderin te jeni SHTYLLA VERTEBRALE E KOMBIT. FITORJA ESHTE E JUAJA!
ESHTE ORA E SHQIPETARISE!
23 Dhjetor 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
