* për angazhimet e veprimtaritë e tij lobuese e mbështetëse, promovuese, për “Gazeta e Alpeve” dhe veprimtaritë e saj.
* për bashkëpunimet e tij me shkrime në “Gazeta e Alpeve”.
* për angazhimet e tij qysh vitin e kaluar (2025) për mbajtjen e “Konventës Euro Ballkanike të Alpeve”, me 15-16 maj 2026, në “Valbona Resort & Spa”, hotel me 5 *, në Luginën e Valbonës, në Alpet Shqiptare të Tropojës.
MSc. Agim ALIÇKAJ është:
Antar i Komitetit Ndërkombëtar Organizues për “Konventën Euro Ballkanike të Alpeve”, e para dhe e vetmja veprimtari ndërkombëtare e derisotme për Alpet në Ballkanin Perëndimor dhe, njiherit, e para herë në historinë euro-ballkanike që organizohet një veprimtari e tillë ndërkombëtare Ballkani Perëndimor-Europa e Mesme për zhvillimin dhe integrimin e Alpeve.
MSc. Agim ALIÇKAJ:
Drejtor Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro -Amerikane (LQSHA) në Amerikë, njiherit edhe Antar i Fondacionit dhe i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA) në Amerikë.
MSc. Agim ALIÇKAJ:
CEO i Kompanisë “Kosova Tours International Inc” në Nju Jork në Amerikë, një nga biznesmenët dhe humanistët e mirënjohur në Amerikë e në Atdhe.
MSc. Agim ALIÇKAJ:
Një nga personalitetet e shquara kombëtare shqiptare, që tash e 34 vite rradhazi, asnjëherë nuk iu nda punës vullnetare e me vetëkontribut për të përkrahur pa asnjë rezervë secilin aktivitet të komunitetit shqiptaro-amerikan e veçmas të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA) të udhëhequr nga Joe DioGuardi e Shirley Cloyes DioGuardi, për të forcuar miqësinë tonë me Amerikën e për të sjellur në prioritet tek politikbërësit e lartë në Washington, DC e kudo tjetër, çështjen e çlirimit e pavarësimit dhe të shtetësisë të Republikës së Kosovës, demokratizimin e integrimin euro-atlantik të Shqipërisë, si dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi e në Luginë të Preshevës.
MSc. Agim ALIÇKAJ:
“Takimi i Pestë i Plavë-Gucisë”, Takim Rajonal-PanShqiptar-NdërKombëtar, EuroAtlantik, me tematikë: Histori-Identitet-Integrim, mbajtur në Qëndren Kulturor në Vuthaj të Plavë-Gucisë, e ka nderuar me Çmimi i Lartë “Për arritje jetësore” me motivacion “Për kontribute të shquara kombëtare me qëndrimet, angazhimet e veprimtaritë e tij atdhetare, mediatike, kulturore, humanitare, botuese, qytetare, në kuadrin Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA) të Dioguardëve; me Agjensinë “Kosova Tours International” (New York), me mendjen, zemrën, penën, punën e shembullin e tij”.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!