NARRATIVAT PRO-BEOGRADASE TË OPERATORIT Berat Buzhala.

23
Oct
2025
Nga: Vudi Xhymshiti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

SHBA, UNMIK dhe narrativat e rreme: Rusia po e luan të njëjtin skenar në Ballkan
Deklaratat në Këshillin e Sigurimit po keqpërdoren sërish nga mediat pro-Beogradit për të krijuar iluzionin se “SHBA po godet Kosovën dhe Serbinë njësoj”. Kjo është një taktikë klasike e luftës psikologjike ruse, të cilën operatori mercenar politik Berat Buzhala është duke e zbatuar për disa vite në Kosovë, duke e barazuar viktimën me agresorin, duke krijuar konfuzionin me qëllim të minimit të besimit ndaj aleatëve dhe vetë institucioneve të Kosovës.
Fokusi i SHBA ishte i qartë: jo shfaqje politike me UNMIK-un, por efikasitet institucional dhe stabilitet. Ky mesazh nuk e relativizon agresionin serb, as të drejtën e Kosovës për t’u mbrojtur. Por propaganda ruse dhe zgjatimet e saj nga Beogradi në Prishtinë e përkthejnë qëllimisht ndryshe, për ta lodhur opinionin, për ta dobësuar besimin në shtet dhe për të neutralizuar ose fshehur fajin e Serbisë agresive.
Gjatë dy viteve të fundit, Gunpowder Chronicles ka dokumentuar një model të qëndrueshëm editorial të mediave me politika editoriale pro-Serbisë në Kosovë. Të njëjtat media që e ulin rolin e Serbisë në destabilizim, i interpretojnë editorialisht deklarat e aleatëve të Kosovës si “anti-Kosovë”, ndërsa fajësojnë Prishtinën për ushtrimin e të drejtës ligjore dhe legjitime të vetëmbrojtjes përball agresionit të Serbisë.
Fjalimi i znj. Gërvalla në KS të OKB ishte në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe me faktet mbi terren. Ndërsa narrativat e fabrikuara që barazojnë agresionin me mbrojtjen, janë pjesë e një dizajni më të gjerë gjeopolitik.
Kosova nuk destabilizohet nga fjalët e aleatëve të saj, por nga propaganda që i përkthen ato sipas interesit rus dhe projekteve të Beogradit.
Për ju që dëshironi të lexoni më shumë për veprimtarinë e Berat Buzhalës, gjeni materiale në shqip këtu: https://www.kronikab.uk/t/berat-buzhala
Mbështeteni gazetarinë e pavarur si akt guximi dhe rezistence ndaj heshtjes e krimit; bashkohuni me Gunpowder Chronicles dhe Kronikat e Barutit për ta mbrojtur të vërtetën.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/10/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk