Nazmi Uksmajli – Ylli i Lirisë

16
Jul
2025
Poezi nga Genci Sefa – Lushnja


Në fushë të përgjakur, me pushkë në dorë,
U ngrit Nazmiu, një trim arbëror.
Luftoi për flamur, për tokën e vet,
-Emrin e tij s’do ta harrojmë përjetë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Me zemër të zjarrtë, me shpirt malësor,
Ra për liri si një kreshnik dëshmor.
Nazmi Uksmajli hyri në histori,
Në palën e flamurit shkëlqen në përjetësi.

Në çdo mal e fushë, zëri i tij rri,
Është zë që s’dalet, dritë në errësirë.
Malli e loti i nënës, që tretej si qiri,
Janë kurora krenarie mbi ballin e tij.

Lavdi dëshmorit që ra për liri,
Nazmi Uksmajli, trimi i Dardanisë.
Në paqe pushofsh ndër yje, në përjetësi,
Gjaku yt u bëftë themel i Shqipërisë.

Je flamur i gjakut, je krenaria jonë,
Ylli i lirisë, shembull për çdo brez.
Faleminderit ty, o trim i kombit tonë,
Emri yt i shenjtë kurrë s’do të vdes!

Ish-ushtarak e luftëtar në UÇK, UÇPMB
dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
I robëruar në emër të Atdheut fizikisht,
I lirë në shpirt pafundësisht.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/07/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk