Ndërkombëtarët dhe sidomos europianët si dje edhe sot, i kanë bërë padrejtesi të medha shqiptarëve në dy shekujt e fundit, ku për serbët me 3% kërkuan që Kosova t’i japë barazi të plotë, ndërsa shqiptarëve të Severnistanit me të të paktën 30%, na akorduan 20% e famshëm si inferiorë ndaj sllavëve.
Pas konfliktit të 2001, partiçkat tona na shitën lirë duke nënshkruar MO, me të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në vendbanimet ku së paku përbëjnë 20% të popullsisë!
Tani që e hëngrën sapunin për djathë partiçkat tona s’kanë pse qurraviten para ndërkombëtarëve se nuk jemi të barabartë me sllavët, ku thonë se ata sllavët nuk duan ta shlyen nga kushtetuta emërtimin ofendues për ne siç është 20% si referencë për gjuhën shqipe që vetë e nënshkruan!
20% ka emër, ajo nuk është liri për të cilën kapën armët luftëtarët e lirisë!
Kush mban përgjegjësi për përdhosjen e identetit tonë gjuhësor dhe kombëtar pasi revolucioni i 2001, i “hëngri bijtë e tij”, duke e shmangur kështu vullnetin dhe idealin e lirisë dhe të barazisë për shqiptarët si komb në trojet e tyre të Ilirisë se lashtë?
Lira dhe barazia nuk erdhi me MO, aty u sanksionua 20% si gjuhë nomade pa emër dhe pa identitet!
“Liria” dhe barazia për shqiptarët e Severnistanit përbën skllavëri të re, të lidhur dhe të ngjizur me pranga dhe zinxhirë të porositur në Bruksel.
Intelektualët pensionistë heshtin nga frika edhe pse nuk kanë çfarë të humbasin, por nuk i kuptojmë ata që janë akoma aktivë në jetën politike dhe rininë studentore, bartëse e proceseve politike nëpër botë, që heshtin dhe nuk bëzajnë.
Pse jemi në këtë “derexhe” dhe për faj të kujt?
Kush do të vijë t’i detyrojë sllavët të pranojnë barazinë realitetin në vend, hileqarët ndërkombëtarë apo rinia jonë e shkapërdedhur?
A e kanë humbur toruan shqiptarët apo i gënjen mendja se Brukseli do ta detyrojë Severnistanin t’i akordojë lirinë dhe barazinë shqiptarëve, ku ata “do hanë fiq e kastraveca”- siç thoshte Fishta!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!