Ndryshimet në Kodin Penal një ‘bonus’ për pushtetarët hajdutë!

08
Sep
2023
Shkruan: Medai Shaholli


Që sot e tutje me ndryshimet në kodin penal të ‘Severnës’ funksionarët dhe pushtetarët e saj do të përfitojnë nga zemërgjerësia e ‘dërzhavës’, pasi me këtë ‘përmrësim’ në kodin penal ata do të dënohen me ndëshkime të lehta si ‘dora e ngrohtë’ shtetit për pushtetarët hajdutë.
Me këtë ‘bonus’ pushtetarët e ‘drzhavës’ do mund të kollofitin dhe të zhvatin pronën publike pa vuajtur pasojat dhe pa i hyrë ‘ferrë në këmbë’, pasi ligji ua ‘legjitimon’ vjedhjen dhe grabitjen e pronës publike dhe leverdive të tjera financiare të shtetit, me garancën e mosndëshkueshmërisë siç ndodh ndryshe me qytetarët e thjeshtë.
Ky ndryshim i jep hajdutëve dhe kusarëve të pushtetit një ‘bonus’ imuniteti para gjykatave të vendit për mos t’i ndëshkuar hajdutët e pushtetit në bazë të krimit dhe dëmit ekonomik që po i shkaktojnë shtetit dhe pronës publike, por i ‘stimulon’ ata si hajdutë të shtetit me të drejtën ekskluzive për të vjedhur dhe grabitur si kusarë të legjitimuar pronën publike duke patur në mbrojtje shtetin dhe ligjin.
Ndërsa qeveritarët integristë miratimin e këtij ndryshimi në kodin penal e kanë mirëpritur, pasi tani e tutje ata janë ‘imunizuar’ me ligji ndaj çdo pretendimi të Prokurorisë apo të Gjykatave për funksionarët integristë nën akuzën për korrupsion dhe krim të orgnizuar me ‘bonusin’ e qeverisë si mburojë ndaj togave të zeza të drejtësisë.
Kjo është ‘drzhava Severna’, shteti i së drejtës e cila po bënë të gjitha përpjekjet për t’u anëtarësuar një ditë në BE, por nga ana tjetër miraton ‘zbutjen’ e ligjit për ndëshkimin e pushtetarëve që bie ndesh me parimet e së drejtës europiane të pandëshkueshmërisë së funksionarëve!
Sipas qeverisë Dhimo, e cila këto ndryshime thotë se i ‘propozoi me flamur europian’ duke i harmonizuar ato me direktivat e Bashkimit Europian, por mbetet për t’u parë nëse ato vërtetë janë udhëzim i BE-së apo udhëzim i qeverisë për t’i amnistuar hajdutët dhe kusarët si pazar dhe kompromis me komitët e Mickos me rastin e ndryshimeve kushtetuese!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk