Në atë kohë sapo isha pranuar në gazetën Rilindja dhe…!

14
Nov
2025
Shkruan: Bejram Kabashi


Kurrë mos i besoni ndonjë gazetari të rrejshëm kur mbylljen e gazetës Rilindja e ndërlidhë vetëm me pasluftën, kryesisht me Berat Luzhen.
Berati pa mëdyshje është fajtor për mbylljen e kësaj gazete më të njohur të Kosovës, se ishte i fundit me “stafetën” udhëheqëse, por fajet i kanë të gjithë kryeredaktorët e gazetës, duke nisur nga Maksut Shehu, Beqir Hoti, Avni Spahiu dhe Binak Kelmendi.
Jam dëshmitar kur Maksut Shehu, i njohur me emrin përkëdhelës Maksi prej vartësve të tij, e pati mbajtë një mbledhje “urgjente” ku me “rreptësinë” e tij të njohur e shtinjake, pati thënë (kah fillimi i viteve të¨80-ta), se “kemi pranuar në punë njerëz nga çerdhja e irredentës”.
Në atë kohë sapo isha pranuar në gazetën Rilindja dhe si person non grata që u “kisha mbetë në derë” intelektualëve të rrejshëm të gazetës, e dija se isha i padëshiruam prej klanit të tij.
Atëherë e patën larguar nga puna, posa e kishin pranuar gabimisht si korrektore Hidejete Osmanin, të bijen e Kadri Osmanit, të burgosurit të njohur.
Nëse dikush mendon se s’po e them të vërtetën le ta pyes Hidajete Osmanin, që tash jeton në Prizren dhe kallxon vet.
Mund të them se të drejtat në atë kolektiv “gazetarësh” kanë ekzistuar vetëm për klanet e caktuara në kuptimin më të keq të shprehjes.
Kah fundi i viteve të ’90-ta, udhëheqësit e gazetës pothuaj se e bartnin arken e gazetës “në shpinë”. që t’i kënaqnin orekset e veta dhe të bandave të tyre.
Nëse s’asht kështu le të më thërrasin mediat tona që të flasim për atë kohë, por me një kusht që krah meje të jetë gazetari i vetëm me të cilin gjithë kohën e luftonim padrejtësinë dhe ai quhet: Zeqir Bekolli …!
Mjafton të jem vetëm me Zeqir Bekollin, që t’u përgjigjem rrenëve e shpifjeve të tyre, ndërsa ata nëse duan le të jenë qysh dinin në atë kohë “edhe me nga 40 “gazetarë” që i mbrojnë…!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/11/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk