NE DHE ATA

05
Jun
2024
Nga: Arflet Selmani


Ne që i kemi përfunduar shkollat me mund e djersë të ballit,
Ne të thjeshtit e familjeve të thjeshta, që çdo arritje e kemi falë mundit dhe përkushtimit tonë,
Ne që më parë e pranuam ta lëshojmë vendin tonë, sesa të bëhemi pjesë e maskarallëqeve të tyre,
Ne jemi në gjendje edhe këtu në mërgim të punojmë me djersë, madje çfarëdo pune të jetë, sepse ne s’jemi si ata. Prandaj i kritikojmë pa asnjë lloj frike,sepse nuk jemi përfshirë në afera korruptive,nuk kemi blerë diploma, nuk kemi intervenuar për nota kaluese, si disa që sot janë të frikësuar se mos ndoshta iu dalin të zezat në shesh!
Ne s’kemi frikë, prandaj reagojmë publikisht, sepse s’ka kush na kushtëzon e as të na kërcënon.
ATA
Ata që në shkollë të mesme kishin nga 12 njisha, e të cilët e kalonin vitin me 100 intervenime, regjimi i bëri magjistra, besa edhe doktora shkence…
Ata që i kanë blerë diplomat e tyre,
Ata të familjeve “pushtetare”, që çdo arritje e kanë falë intervenimeve apo pushtetit familjarë,
Ata që u punësuan pa asnjë kriter,
Ata që u bashkuan me të keqen, dhe qëndruan në pozita pa asnjë lloj merite…
Ata janë në siklet!
Me ramjen e regjimit bien dhe ata, sepse ky regjim i ka ushqyer si dembela Stambolli për 22 vjet. Madje jam i sigurt se ata nuk kanë forcë e as kapacitet t’ia dalin në asnjë aspekt tjetër, prandaj janë çoroditur, prandaj ulërijnë kaq fort.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/06/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk