NË DITË STUHISH

20
Jun
2025
Nga: Genci Sefa – Lushnja


Disa njerëz ndriçojnë pranë teje kur është dritë… të rrallët qëndrojnë kur bota errësohet. Kjo poezi është për ta.

Kur shndrisnin ditët, më thërrisnin plot,
me fjalë të ëmbla, me “mall e lot”;
por kur ra stuhia mbi shpirtin tim,
u shuan si hije në një natë pa agim.

Veç stuhitë më mësuan një gjë ta kuptoj:
kush më deshi në dhembje, kur kisha nevojë,
kush s’ma la dorën në baltë e në terr,
kur shpresa më tretej si qiri në erë.

Janë miqtë e rrallë – si gur në stuhi,
që s’flasin shumë, por me shpirt rrinë aty.
Jo ata që qeshin kur bota të lartëson,
po ata që të ngrenë kur jeta të rrëzon.

Shokë s’janë ata që vijnë në kohë me diell,
por ata që mbesin kur rrënohet çdo qiell,
që s’ikin me erën, as zbehen me natën,
po mbeten si zë – në gjak dhe në fjalën.

Në ditë të rënda u verbova me sy,
por me zemrën pashë kush qëndroi aty –
jo për dekorata, as për lavdi,
po për miqësinë që se tret asnjë stuhi.

✍️
Ish-ushtarak e luftëtar në UÇK, UÇPMB
dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë!
I robëruar në emër të Atdheut fizikisht,
por i lirë në shpirt përjetësisht. 🙏🦅🇦🇱

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/06/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk