Në emër të ligjit!

05
Oct
2024
Shkruan: Medai Shaholli


(Rrëfenjë bulevardi)
Njëherë e një kohë që thoni ju more shokë, në “drzhavën tonë Severna” që na deshi dhe na do shumë, njerëzia arrestohej për veprimtari armiqësore, për nacionalizëm dhe irredentizëm si dhe për valvitje të flamurit shqiptar!
Sot në “demokraci” kanë ndryshuar kohët dhe strategjia se nuk dënohesh më për politikë siç thoshin ahere, por sot dënohet ai që s’ka miq dhe para dhe nuk dënohet hajduti e kontrabandisti.
Me zhvillimin e teknologjisë dhe të internetit pëmes shpikjeve të rrjeteve sociale që thoni ju shokë, varësia nga këto rrjete bëri që leximi i librave të bjerë në minimum dhe për pasojë “policia e FCB është urdhëruar t”i arrestojë” librat që infektojnë njerëzit e “drzhavës” dhe të mbarë botës për veprimtari armiqësore të cilët janë përkushtuar librit dhe jo rrjeteve sociale.
Kësisoj more shokë, vardisja dhe varësia ndaj rrjeteve sociale largoi njerëzit nga leximi i librave duke krijuar një armatë gjysmë analfabetësh me diploma të blera dhe të falura, që nuk dinë të shkruajnë në gjuhën e tyre por dinë të shkruajnë pak a shumë në anglisht sipas gjuhës të origjinës së rrjetit!
Varësia ndaj rrjeteve sociale largoi lexuesit nga libri ndërsa vetë varësit u shëndrruan në gjysmë analfabetë, që po t’i vëndosh në sprovë dhe t’i kërkosh si shkruhet në shqip një tekst prej pesë rreshtash ata gjysmën do ta shkruajnë gabim.
Aq i vërtetë është ky konstatim sa që një pjesë nga kjo armatë gjysmë analfabetësh ka gjetur vend edhe nëpër gazeta si gazetarë dhe opinionistë, ku kapërdisen si intektualë të mëdhenj por që gjuhën shqipe e shkruajnë sipas dialektit të rrethit të tyre.
Ja pra që thoni ju o shokë, lufta ndaj pandemisë së virusit libër ka filluar prej vitesh ku “policia e FCB” ka nisur me operacionin “fshesa” për t’i arrestuar të gjitha librat infektivë që bëjnë agjitacion dhe propagandë e që ndriçojnë mendjen njerëzore.
Ja pra more shokë, ashtu siç u tha xhaxhi, kini mendjen në kokë, lexoni më shumë libra dhe më pak kohë për rrjetet sociale!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/10/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk