THIQI / THIKARI (gr. θήκη / θηκάρι)
Në gjuhën greke dy fjalët e mësipërme kanë kuptimet: këllëf, mill, këllëf shpate a thike.
Në kulturën e lashtë ilirike, vegla e thikës nuk ishte thjesht mjet pune, por edhe simbol i veprimit të drejtë ose mbrojtjes. Vendosja e thikës në një mbajtëse (“thikari”) ishte një mënyrë për ta ruajtur dhe për ta bërë funksionale për përdorim të shpejtë. Kjo ndërlidhet me perce – ptimin e gjuhës si mjet i veprimit: emri i veglës lidhet me veprimin që kryen (funksionin).
Etimologjia standarde / greke
θῆκη (thíki) > “mbajtëse, çantë, kasetë”
Tradicionalisht lidhet me θηκέω (thikéō) = vendos, fus, fut.
Θηκάρι (thikári) > formë diminutive ose e specializuar: “mbajtëse e vogël”
Kuptimi funksional i fjalës: vendi ku futet ose mbahet një vegël.
Babinjioti (ELNEG 565) nuk është në gjendje të japë një motivim etimologjik për dy fjalët që greqishtja ka në përdorim.
Etimologjia sipas metodës embriomorfemave (EM) / shqip
Fjalët shqipe dhe formimi morfematik:
thika
t’hy-ka
“vegla që hyn (në trup)”
t’hy-ka> ka-t’hy = ruan funksionin e emrit.
THIKI =
THIQI rri (Gjirokastër: y > i)
thikary / thikari
evolucion i thika-ry
“mbajtësi i thikës”
zvogëlim i dy vokaleve: y > i; asimilim përbërësish
θήκη / θηκάρι = “vendi ku futet / mbahet vegla”
Ngjashmëria semantike me shqipen është e qartë; mund të ketë motivim funksional nga substrati shqip.
Procesi i kalimit fonetik dhe semantik në shqip:
T’hy-ka > thyka > thika
thika + rri > thikary > thikari
Analogjia me fjalë të tjera shqipe:
mbyll > myll > mill
Kremill (kre-myll); kremilli mbyllet në guackën e vet, ku folja mbyll derivoi:
mbyll > myll > mill
Funksioni i vendit ku rri thika është analogjik me funksionin e “mbylljes” në këto fjalë.
Konkluzion:
Nga perspektiva Gjuhësisë Krahasuese: θήκη dhe θηκάρι mund të jenë motivuar nga shqipja (thika-rri / thika-ry), duke u bazuar në kuptimin funksional dhe motivimin e brendshëm të fjalës.
Fjalët greke nuk kanë nevojë të jenë huazime direkte; ato mund të jenë një rast substrati ilirik, ku logjika funksionale e shqipes ka ndikuar në motivimin e kuptimit.
Thika tregon veprimin që kryen, rri / ry – tregon vendin ku qëndron, dhe formimi i fjalëve të greqishtes reflekton këtë motivim funksional.
Përkundër kësaj etimologjie, çdokush mund të kundërsjellë një tjetër etimologji më bindëse.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
