Nuk hyri brenda por më tha ti ndrroj rrobat se po hecim diku.
Si zakonisht,mendova se do’t shkojmë në ndoj aksion.
U vesha ,mora armën dhe dola.
Zahiri më tha ktheje armën lëre në vendë se sot po shkojmë diku mysafir. Ok!
U nisëm në këmbë për në Prishtinë. Mbrrijtëm dhe shkuam për darkë te Isak Shabani. Aty ngrënëm darkë dhe shkuam te Ismail Sejdiu , fjetëm deri të nesërmen rreth orës 06 .
Dolëm dhe u nisëm për mal të zi me autobus.
Mbrrijtëm mbas dite te shokët e Zahirit në qytezën e Tuzit. Aty na pritën Toma dhe Zeko.
Zeko ,na mori në shtëpinë e tijë tek Haxhovit e Tuzit,pra ishin familje e madhe.
Pas 3 orësh,në mbremje,na quan deri te bregu i liqenit të Shkodrës dhe na e paguanë varkën për t’na dërguar në Bajzë,qytet i çarkut të Shkodrës.
Dolëm në Bajzë dhe menjëher kapëm furginin për Tiranë.
Atje mbërrijtëm rreth orës 21. Shkuam te një epror i lartë i U.SH-së ,që quhej Ferit Zeneli.
Feriti e donte Zahirin shumë . Kur kuptoj se mbiemri im ësht Zeneli,mu drejtua dhe me tha: Po ne qenkëm kushuri mes vete ore.
Aty te Feriti ndejtëm deri në mëngjes dhe shumë qka e kshillonte Zahirin rreth taktikave luftarake. Të nesërmen , takuam Muhamet Nurën,icili ishte i përndjekur nga Milicia serbe. Muhameti na e dha një skicë (vizatim) që me anë të sajë ,ta gjejmë municionin dhe armën që e kishte fshehur në zgavrën e trungut të një dardhe.
Më pas u takuam me Nazmi Zukën nga Orllani që ishte i përndjekur bashkë me Fatmir Humollin që ishin antarë të LKÇK-së.
Bashkarisht shkuam në nje lagje ku banonte Fatmir Humolli. E takuam dhe Zahiri bisedoj rreth armatimit që ja kishte premtuar Fatmiri. Fatmiri na tha: Kontigjentin e kam porositur por ende smë ka mbrri. U ndjeva shum i lumtur ato momente kur pashë se kishte burra që munden të sigurojnë sasi të mëdha armatimi.
Pas pak,z Fatmir Humolli na tha: A po i merrni disa mjete eksplozive me vete. Zahiri i tha ,jo Fatmir ,kur të vije kontigjenti i marim të gjitha.
Pas pak vazhduam për Tiranë qendër. Takuam shokët e Zahirit aty tek piramida ku njëri nga ta kishte lokalin për shitjen e radiolidhjeve.
Takuam Agron Dhimarkon dhe Rolandin,pronari i lokalit. Blejtëm 6 (gjashtë palë) radiolidhje që kapnin radiusin e valës rreth 14 kilometra.
Vazhduam për Kukës dhe takuam eprorin e lartë të
PU-së konelin Nazmi Ademajn. Ndejtëm atë natë deri mbas orës 24 dhe Nazmiu na shoqëroj me veturë ushtarake deri në Vlahnë të Hasit. Aty te tuneli i kromit na tha të nisemi drejt majave të Pashtikut . Nazmiu na e siguroj terrenin nga kufitarët e shtetit të Shqipërisë. Na tha: Deri në kalim kufiri,jeni të sigurt por nga kufitarët serb s’mundem t’ju mbrojë por kujdes. Vazhduam majave dhe kaluam kufirin .Ishte rrugë e gjatë dhe përplot sakrifica. Mbërrijtëm në Prishtinë,lagjen Ulpiana,tek banesa e
F. U . Hyrja 7 kati 4 numër 28. Ku shërbente si bazë ndihmëse.
Respekt për lexuesit.
Ishte ky rrugëtimi im i parë me Zahirin në Gushtin e vitit 1994.
Me Zahirin kishim udhtuar edhe disa her tjera deri në rënjen e ti heroike.
Lavdi dëshmorve
Respekt Invalidve dhe luftëtarve të lirisë dhe familjeve të tyre.
15/05/2020.
Ballaban.
Hasan Zeneli,bashkluftëtari i Zahir Pajazitit.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!