Ky ishte slogani i djeshëm dhe i sotëm i vlenistëve të mbështetur nga komitët e VMRO-së si partnerë të rinj në qeverinë e re, e cila do të formohet nga mesi i muajit qershor me koka të reja por me mendësi të vjetra për të ardhmen e qytetarëve
Kësisoj, komitët Mickos duke qëndruar në llogore të tyre të kokëfortësisë për ndryshimet kushtetuese me kushtet bullgare, ku edhe edhe sikur të ndodhin ato ndryshime nga presioni ndërkombëtar, gjithsesi 20% nofka jonë e turpit do të ngelet si gur varri për shqiptarët në kushtetutë për shkak të heqjes dorë nga kushti i fshirjes së saj nga ana e vlenistëve.
Cili do jetë “ndryshimi” që do të ndodhte sipas vlenistëve në qeverinë e re të koalicionit sipas parimit të vjetër “ik ti të vijë unë” përmes pazareve të ndyra të politikës?
Ndryshimi i xhaketave të vjetra me xhaketa të reja në pallatin e bardhë nuk do të thotë domosdoshmërisht ndryshim, por kapje e pushtetit përmes propagandës se me ne vjen “ndryshimi” për qytetarët e këtij vendi.
Ahere cili është ndryshimi?
Le të na thonë vlenistët se ku ndryshojnë ata nga integristët që e qullosën dhe e dreqosën të ardhmen e shqiptarëve në këtë vend për 22 vjet në bashkëqeverisje, herë me komitët e herë me titistët e rinj!
Ndryshimi mes tyre është vetëm pushteti dhe leverditë e tij, pasi e kanë provuar të dy palët këtë pushtet në kohë të ndryshme dhe nuk kanë ndryshuar gjë për së mbari në asnjë drejtim siç janë: mirëqënia e qytetarëve dhe përkujdesja sociale, shëndetësia dhe arsimi, si dhe papunësia që ka detyruar shpërnguljen e madhe të shqiptarëve drejt perëndimit.
Vështirë t’u besohet vlenistëve dhe komitëve se do ta sjellin ndryshimin për shkak se para tyre qëndron barrikada e ndryshimeve kushtetuese që duhet ngritur trarin e pengesës që hap rrugën europiane dhe jo shtyrja në pakufi e afateve për ndryshimet kushtetuese.
Si do t’i bindin vlenistët komitët për ndryshimet kushteruese kur ata e kanë bërë të qartë se nuk pranojnë diktat dhe ultimatume për këto çeshtje as nga brenda dhe as nga jashtë?
Le të presim 100 ditët e para se cili do jetë ndryshimi?
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!