Diplomacia.dk

NË LIDHJE ME EMRIN E DETIT ADRIATIK DHE TË POPULLIT ILIR – ADRIANËT, ÇFARË MUND TË JETË E PASHPJEGUESHME PËR SHQIPTARËT?!

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Shpalime historie dhe gjuhësie
Si dhe sa e kanë shpjeguar studiuesit shqiptarë dhe “Enciklopedia Shqiptare” prejardhjen (etimologjinë) e emrit të Detit Adriatik?
1.
Versioni nga studiues të tjerë, i publikuar në gjuhën boshnjake, për prejardhjen (etimologjinë) e emrit të Detit Adriatik
“Porijeklo imena Adriatic povezano je s etruščanskim naseljem Adria, koja najvjerojatnije potječe od ilirskog “adur” što znači voda ili more. U Antici je more bilo znano kao Mare Adriaticum (Mare Hadriaticum, katkada pojednostavljeno na Adria) ili rjeđe Mare Superum (gornje more). Ova dva pojma nisu sinonimi. Mare Adriaticum odnosi se općenito na područje Jadranskoga mora i proteže se od Venecijanskog zaljeva do Otrantskih vrata. Granice su malo striktnije definirali rimski autori. Rani grčki izvori postavili su granice između Jadranskog i Jonskog mora na više točaka, od Venecijanskog zaljeva do južnog vrha otoka Peleponeza, istočne obale Sicilije i Zapadne obale Krete. Mare Superum u definiciji je obuhvaćalo sadašnje granice Jadrana i more južno od Apeninskoga poluotoka, sve do Sicilijanskog kanala. Još jedno ime korišteno u to vrijeme je Mare Dalmaticum, koje se odnosilo na more uz obalu rimske provincije Dalmacije i Ilirik.”
Përkthimi në gjuhën shqipe:
Origjina e emrit Adriatik lidhet me vendbanimin etrusk të Adrias, i cili me shumë gjasa vjen nga ilirishtja ‘adur, që do të thotë ujë ose det. Në antikitet, deti njihej si Mare Adriaticum (Mare Hadriaticum, nganjëherë thjeshtuar në Adria) ose më rrallë Mare Superum (deti i sipërm). Këto dy terma nuk janë sinonime. Mare Adriaticum në përgjithësi i referohet zonës së detit Adriatik dhe shtrihet nga Gjiri i Venecias deri në Portën e Otrantos. Kufijtë u përcaktuan pak më rreptësisht nga autorët romakë. Burimet e hershme greke caktuan kufijtë midis deteve Adriatik dhe Jon në disa pika, nga Gjiri i Venedikut deri në majën jugore të Peloponezit, bregun lindor të Siçilisë dhe bregun perëndimor të Kretës. Përkufizimi i Mare Superum përfshinte kufijtë aktualë të Adriatikut dhe detit në jug të gadishullit Apenin, deri në Kanalin Siçilian. Një emër tjetër i përdorur në atë kohë ishte Mare Dalmaticum, që i referohej detit në brigjet e provincës romake të Dalmacisë dhe Ilirikut.
2.
ENCIKLOPEDIA SHQIPTARE
“DETI ADRIATIK
✤ Det në J të Evropës, midis Gadishullit Ballkanik në L e Gadishullit të Apenineve në P, pjesë e detit Mesdhe (shih). Në J nëpërmjet kanalit të Otrantos lidhet me detin Jon e detin Mesdhe. Sipërfaqja e D.A. është 130.000 km!, gjatësia maksimale 850 km, gjerësia 203 km, thellësia më e madhe 1590 m (në vijën Shëngjin (Shqipëri) — Monopol (Itali).
Bregdeti Shqiptar i Adriatikut në përgjithësi është i ulët dhe i sheshtë, i formuar si rrjedhojë e grumbullimit të vazhdueshëm e të pandërprerë të lëndëve të ngurta nga lumenjtë. Vetëm në disa vise kodrinore, që kanë krijuar edhe kepe në bregdet vazhdon gërryerja. Gjiret më kryesore në brigjet shqiptare të D. A. janë: gjiri i Vlorës, i Durrësit, i Rodonit dhe i Drinit (shih) ndërsa kepet më kryesore janë Kepi i Treporteve (shih), i Semanit, i Selitës (Lagjit) Bishti i Pallës (shih), Kepi i Rodonit (shih) etj.
Në këtë bregdet ndodhen edhe grykëderdhjet dhe deltat e lumenjve më kryesorë të Shqipërisë, si Vjosës, Semanit, Shkumbinit, Erzenit, Ishmit, Matit, Drinit dhe Bunës. Ndërmjet grykëderdhjeve të lumenjve, shtrihen edhe disa laguna bregdetare, si ajo e Nartës, e Karavastasë, e Patokut, e Vilunit etj.
Në bregdetin shqiptar të Adriatikut, dukuritë baticore janë me periodicitet të çrregullt, me gjani mesatare ditore 30-40 cm. Temp. mesatare mujore e zonës bregdetare në verë arrin 23.4-25.1°C, ndërsa në dimër zbret në 11.1-14.3°C. Kripësia e ujit lëkundet nga 36.5-39.000 për mijë. Në përgjithësi si pasojë e rrymave hyrëse dhe dalëse të kanalit të Otrantos (shih), ujërat gjatë bregdetit shqiptar të Adriatikut janë më të ngrohta dhe me kripësi më të lartë se ato të bregut italian. D. A ka ujë me dukshmëri të lartë rreth 40 m, dhe me ngjyrë të kaltër në blu.
Bregdeti shqiptar i Adriatikut, si bregdet tipik grumbullimi, është i cekët, izobati 100 m, shtrihet rreth 20-30 km larg vijës bregdetare. Në det të hapët, valët kanë lartësi maksimale rreth 8 m, ndërsa në cektinën bregdetare kanë lartësi rreth 3.5-4.0 m. Gjatë bregdetit të Adriatikut shtrihet Uitësira Bregdetare (shih), zona më e rëndësishme dhe më e madhe industriale e bujqësore e vendit. Në të gjenden edhe portet kryesore të Shqipërisë, i Durrësit, i Vlorës dhe i Shëngjinit. Ujërat e D.A. kanë pasuri të mëdha peshku, prej tyre nxirret kripë etj.”
(N. P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Deti Adriatik
3.
Për hapje të diskutimeve dhe për reflektim, në vazhdim mund ta lexoni shkrimin e një autori shqiptar, të publikuar në vitet e fundit.
Për atë se çfarë është shkruar nga autorë të tjerë, më herët, dhe çfarë shkruhet në “Enciklopedinë Shqiptare” në lidhje me këtë çështje, mund të hulumtoni dhe të diskutohet kjo çështje, e lënë në heshtje deri më sot, jo pa parapavijë dhe qëllime destruktive, joshkencore dhe thellësisht jokombëtare.
(21. XII. 2022)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

GJERGJ KASTRIOTI

Kategoria:

Botuar: 21/12/2022

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk