Në media të mos debatojnë imamët dhe islamistët politik, dhe t’u bëhet e qartë se investimet e huaja religjioze nuk do të pranohen

02
Mar
2026
Shkruan: Gjergj Kabashi

 

Mbarë populli shqiptar në Gadishullin Ilirik (Ballkan), duhet t’u jep një lloj ultimatumi mediave shqiptare në përgjithësi që të mos ua japin asnjë mundësi shprehjeje iamamëve dhe islamistëve politik.
Ata duhet të përgjigjen edhe për mendimet e tyre antikombëtare që i shprehin rrjeteve sociale.
As nëpër xhami ata nuk kanë të drejtë ta japin asnjë “nasihat” politik…!
Ata duhet ta kuptojnë se kombi shqiptar e ka kuptuar se për interesat e tyre panreligjioze, për shkak se janë të dehur me religjion, janë kapur nga agjentura antishqiptare apo janë shovenistë religjioz, duan ta krijonë “Muslimanin “shqiptar”, për t’ia bashkëngjitur të ashtuquajturit “umetit të profetit”.
Ata po krijojnë shoqëri paralele ndër shqiptarët, gjë që veprimtarinë e tyre antishqiptare se duron më askush.
Arbnoret e Arbnorët me ta e kanë një konflikt të hapur, që nuk është konflikt për asnjë përkatësi religjioze, as për atë katolike, por duan që të mbijetojnë si komb përball kësaj mësymjeje legale antishqiptare.
Arbnorët shumë shpejt kanë për ta kuptuar se investimet e huaja religjioze “në lëndinat” e shkreta të “arnautllukut”, nuk janë bërë për ta, por për krijimin e një populli tjetër, që domosdo e ka një ndërgjegjeje tjetër, që e bën të “digjet flakë” për Lindjen e Mesme e përgjithësisht “për botën myslimane”.
Arbnorët nuk mund të jenë pjesë e konflikteve të huja që nuk u përkasin, për shkak të krijesës agjenturore që krijohet nëpër xhamitë e meremetuara dhe ndërtuara për interesat e huaja – “në fabrikat për prodhimin e turqve” e të “panislamikëve”, që ta hudhin flamurin kombëtar dhe plisin në shporta mbeturinash, që e quajnë lecke, që nuk ta njohin historinë e kulturen tënde, traditën e zakonmet e tua shumëshekullore.
Që hero kombëtar e kanë “myslimanin” Sulltan Murati, Sulltan Mehmetin Fatihu e të tjerë që kanë bërë shumë gjenocide ndaj Arbnorëve në histori, por “që u falet se janë Myslimanë!”.
Ne jemi shumë të vegjel, pothuaj të padukshëm në botën e madhe, andaj nuk duhet t’i lodhim të tjerët, ashtu skurse vetën, për sherret e pafundme që i bëjmë “me myslimanët tonë”, që nuk mendojnë fare për KUFININ për shkak të “botës myslimane” dhe vuajtjeve të saj religjioze…!Andaj, Mos Lejo për me të dhanë mësim islamisti i Maqedonisë apo Luginës së Preshevës, edhe kur patraqiten “shumë të informuar”, pasi ata, qoftë edhe pa e ditë, udhëhiqen prej shërbimesh të fshehta antishqiptare !”
Dhe mos ta qesim asnjëherë prej mendjes se ata që lejojnë të prodhohet fatkeqësi kaq e madhe për t’u vetshkatërruar për interesat antishqiptare, nuk duan ta dijnë se asnjë polici në botë nuk mundet me ia dalë me disiplinimin e “të gjitha prodhimeve të tilla serike-antishqiptare!”.
Naim Tërnava i BIK-ut me Ali Eshbar-in e Turqisë
______
Ali Eshbar, i pari i xhamive të Turqisë, në takim me njeriun që punon e angazhohet pandërpre për ambicjet neoosmane, Naim Tërnavën…Ky ishte edhe për t’i përcjellë punime e xhamisë së Turqisë neoosmane në Prishtinë, të cilën po e financon krejtësisht politika neoosmane e Turqisë. Eshbar në një intervistë që e dha pas përfundimit të meremetimit komplet të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, i kujtoj ushtarët e lavdishëm osmanë “që e sollën islamin”. Me këto mendime ai u zhvesh plotësisht dhe tregoj se Turqia me synime të qarta armiqësore e mohon secilën qëndresë antiturke e antiosmane shqiptare, sidomos qëndresën e kryeheroit të kombit, Gjergj Kastriotit.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 02/03/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk