Në minibusin e qeverisë Micko!

22
Sep
2024
Shkruan: Medai Shaholli


qyfyre bulevardi
Këto ditë të qeta shtatori para stuhisë se tetorit që thoni ju more shokë, minibusi i qeverisë së koalicionit me tmonier Mickon, kanë dalë rrugëve të Shkupit për t’u eglendisur duke bërë zigzage dhe teta (😎 gjatë rrugës si shenjë e vetëkënaqësisë dhe e delirit të tyre pas fitores së komitëve më 8 maj, duke parakaluar me 8-at e fitores nëpër rrugët e Shkupit me minibusin e qeverisë.
100 ditë e qeverisjes së premierit Micko nuk duket se nuk e kanë nisur me këmbë të mbarë, pasi paralajmërimi i tij për shfuqizimin e ligjit për gjuhët e pakicave dhe ligji për “branitellët”do t’ua ngrij buzëqeshjen dhe entuziazmin e vlenistëve me premtimin e madh të tyre për “Ndryshim”!
Muaji tetor paralajmëron fortunë dhe pakënaqësi në zhvillimet politike brenda kampit qeveritar pasi dy ligjet e sipërpërmendura nuk premtojnë progres dhe zhvillim për shqiptarët por, një kthim prapa, ku hedhin poshtë zotimet e vlenistëve për “Ndryshim”.
Lidhur me këto paralajmërime të fortunës antishqiptare dje efendi Adnani se, “Nëse kalon ligji për “branitellët” prania jonë në qeverinë e koalicionit nuk do të ketë kuptim!
Por, a janë dakord me këtë dekleratë të Adnan efendiut shokët e tij brenda VLEN-it apo është vetëm një fishekzjarre e patrotizmit fals nga ana e vlenistëve para stuhisë antishqiptare që pritet se po afron brenda muajit tetor.
Paralajmërimet ogurzeza të fushatës antishqiptare për shfuqizimin e ligjit për gjuhët e pakicave edhe ashtu të pamjaftueshëm për ta quajtur gjuhë zyrtare, si dhe ligji për “branitellët”, duke i shmangur veteranët e UÇK-së, përbën kërcnim dhe përdhosje të identitetit shqiptar dhe dinjitetit të luftëtarëve të lirisë nga ana e shovinistëve dhe komitëve të despotit Micko në krye të qeverisë së koalicionit.
Ndaj, që thoni ju more shokë, mund të them pa ngurrim se doli ajo fjala ime para zgjedhjeve se, me kryekomitin Micko në krye të qeverisë nuk do të ketë ndryshime kushtetuese as nuk do të hiqet nofka e famëshme e 20% për shqiptarët, madje asnjë “Ndryshim” siç deklaruan vlenistët!
Ahere, shumë nga injoranca shqiptare pyesin:
A ia vlejti premtimi i madh nga VLEN-i se me ta do të vinte “Ndryshimi” që nuk duket gjëkundi?!
Një ditë të mbarë!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk