Gusht, 1998.
Vendndodhja: Llanishtë, Shtime.
Pasi u kyça ne Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, më caktuan roje në pikat e hyrje-daljes nga Llanishti fshat, ky që shtrihej në një fushë-gropë që, gjeografikisht dhe strategjikisht ishte udhëkryq që lidhte Shtimën me Budakovën dhe Jezercin me Qafën e Duhlës-Malishevën.
Ishte zonë shumë e rëndësishme për furnizim dhe logjistikë.
Aty, kalonin ushtarë dhe civilë, ishte obligativ; legjitimimi-identifikimi.
Ishim gjithnjë, Tog 3 pjestarësh.
Mua më caktuan t’i shënoj në librin (fletoren) e udhëtarëve.
Urdhëri ka qenë striktë- çdo person të identifikohet!
Një natë vonë, mbase pas orës 24, drejt nesh erdhi një turmë civilësh të armatosur gjer në dhëmbë. Pasi i ndaluam kërkuam të dijmë identitetin e tyre, vendin, për ku ishin nisur dhe arsyen.
Mund të ishin, nja 30 veta.
Ishin nisur për Jezercë, vinin nga Shqipëria e andej Drinit.
Të lodhur dhe rraskapitur i ndaluam në Shtab dhe i strehuam në ato dhoma që i kishim në dispozicion.
Të nesërmen pasi pushuan, u këndellën dhe morën pak forcë, kuptohet edhe ushqim; u interesova dhe i pyeta: A nuk doni te ndaloni këtu?
Njëri prej tyre pyeti: Ku janë serbët? Ku është Jezerci?
Nga theksi veçova atë djalosh-ishte nga Tirana, Fatos e quanin.
I mbushur plot mllef ndaj armikut ishte paraqitur vullnetar në Gjermani. Fillimisht, kishte ardhur me një grup të mërgatës deri në Kukës, por, ata për ndonjë arsye nuk vazhduan për Cahan. Në Cahan, Fatosi i bashkohet këtij grupi në marshim drejt Kosovës, për të arritur deri ke ne.
Ishte mishëruar me këtë grup.
-Jo,- i thash; këtu nuk ka serbë.
-Atëherë, unë do të shkojë atje ku ka serb -tha dhe vazhdoi rrugën për Jezercë se bashku me Togun e tij.
Deri në Ofensivën e Tretë të armikut qëndroi dhe luftoi si luan.
Fati nuk e deshi që të takohemi me Fatosin nga Tirana, sepse, unë u plagosa dhe u zura rob.
Pasi u ktheva nga burgu, u interesova për fatin e tij.
-Shumë mirë është Fatosi -më thonë, shokët e luftës.
-Është kthyer tek familja në Gjermani, pranë gruas dhe fëmijëve.
Çlirimtari, Fatos la gruan dhe fëmijët në Gjermani, erdhi në Tiranë. Nuk u lajmërua fare te prindërit, sepse dashuria dhe sakrifica për atdheun është më e madhe, se edhe vet familja.
Rroftë UÇK-ja Heroike!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
10. Qershor, 2026
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!