Ne Shtypshkronjen «Lena Graphic», Sot, me 1 gusht 2025, u botua libri im «Intervistë me vetveten».

02
Aug
2025
Shkruan: Bajram Kabashi


Ne Shtypshkronjen «Lena Graphic», Sot, me 1 gusht 2025, u botua libri im «Intervistë me vetveten». Titulli i librit nuk është i askujt, as i Petro Markos, as i Oriana Fallaçit , e as i dhjetëra e dhjetëra shkrimtarëve dhe mendimtarëve botëror, por vetëm i imi dhe i gjendjes sime detyruese për t’u vetintervistuar. Pas një pune e angazhimi të mundimshëm jetësor në një konflikt të paimagjinueshëm me “do bij të popullit shqiptar”, Sot, me 1 gusht 2025, arrita ta shpalli publikisht fitoren time të mundimshme ndaj antishqiptarizmit të brendshëm, antishqiptarizëm që nuk deshtëm ta shohim asnjëherë.
Kjo rrugë e mundimshme që e kalova pa pritë e kujtue në gazetari është Golgotë imja jetësore , pasi u gjenda në mes të një ngatërrese ndërudbashe, që as në mend nuk është lehtë ta mendosh!
Libri im “Intervistë me me vetveten”, andaj, nuk është libër vetintervistues që e bëra me dëshirë, por është një libër i zorit, që u detyrova ta bëja në mungesë të gazetarisë bashkëkohore, të gazetarisë së mirëfilltë hulumtuese-zbuluese ndër ne.
Prandaj, une flas zëshëm e qartë se nuk i kam borxh askujt, qysh i kan borxhe shumë “gazetarë” dhe “intelektual” të rrejshëm këtij vendi me histori fatkeqe.
“Gazetarë” që i kanë vazhduar karrierat e tyre të shkreta duke u futur në institucione të vendit!
Të bësh krim e të dijsh për krimet , e në anën tjetër të futesh për tu strehuar në instiutucionet e vendit tënd, tregon se “ti” apo “tjetri” jeni jo vetëm të ligj , por edhe armiqë të shtetit të Kosovës, për të cilin vuajtën, sakrifikuan e pësuan breza të tërë shqiptarësh përgjat gjithë historisë me turq-osmanli e serbë.
Libri “Intervisë me vetveten”, është libër që tregon se edhe në vitin 2025, nuk kemi gazetari kritike, gazetari të mirëfillt , por kemi udhëheqës të pasur të gazetarisë dhe gazetarë që mezi i mbijetojnë situatat e rënda ekonomike. Ky libër tregon se përderisa gazetarët e botës së madhe i japin jetët e përgjaken duke raportuar nga vendi i ngjarjeve, gazetarët tonë të rrejshëm , bërtasin studiove televizive dhe u qeshet fytyra kur u kujtohet shefi i sigurimit shtetëror të Serbisë , Ivica Stanishiq!
Kur u kujtohet Ivica Stanishiq që qëndron pas të gjitha veprimeve gjenocidale dhe mizorive në Bosnjë, Kosovë e gjetiu!
Dalaj Lama, murgu tibetian dhe fituesi i NOBELIT për PAQE, në librin e tij “Mendime për një mijëvjeçar të ri”, thotë se populli që e mbronë të keqen dhe padrejtësinë, e ka qeverinë që i përshtatet dhe jeton në mënyrë joetike.
Kur shkova në Norvegji , pasi më kishte qitë tepër poshtë “populli shqiptar”, duke menduar për pësimin tim, më një rast më rodhën lotët, por i fshiva shpejt i vetëdijshëm se këtij “populli” nuk duhej t’i dorëzohesha.
Duhej të mos i dorëzohesha, por edhe të isha i mëshirshëm ndaj tij, se ka kaluar periudha të gjata kohore nën pushtime, duke iu nënshtruar një përpunimi të rëndë armiqësor ndaj vetvetës!
Një populli «elitat serbomëdha» të të cilit pasi nuk mundën të më vrisnin me plumb dhe ma përgjakën jetën, ma në fund e gjetën metoden perfekte të Drzhavna Bezbednosit “tonë” dhe pasi u kënaqën duke më fyer, ma dhanë kumtin se më kishin dënuar me varfërim.
Merre me mend…, gazetarinë që gazetarin ndër më të mirët e kohës për hulumtime, serbomëdhenjt “tonë” e dënojnë me varfërim!
Dua të jem shumë i sinqertë me të gjithë juve, se gjithçka po u durojke, por jo varfërimi.
Me varfërim janë munduar të ma thenin zemrën duke ma bërë të kotë angazhimin tim profesional e atdhetar përpara lufte, por dijeni se zemra ime nuk thyhet aq lehtë.
Dëshmia që une nuk mund të thyhem prej jush, – antishqiptarëve të bashkuar, është fakti se Sot, me 1 gusht 2025 e botoj librin me të cilin ju rrëzoj përdhe, duke treguar se antishqiptarizmin e brendshëm duhet luftuar pamëshirshëm dhe se atë nuk duhet lejuar të strehohet/fshihet në institucione.
Institucionet janë të vendit tonë, të Kosovës, jo të kriminelëve që shkollë e kanë pasur Drzhavna Bezbednostin e Serbisë, paralelen e ndarë të Kosovës.
Ishin bashkëpunëtor të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm të tij, kjo nuk është fare me rëndësi.
Mua nuk më intereson se a janë “gjuajtur shqelma” me njëri-tjetrin edhe pas luftës “kuajt” e Drzhavna Bezbednosit “tonë” , por më interesojnë të drejtat e mija që më kanë takuar dhe më takojnë.
Ai që ka diçka kundër meje, le të del hapur e t’ï tregoj opinionit se çka ka me mue, e të mos fshihet pas maskës së Bujar Bukoshit , tashmë të ndjerë, qysh u fshehen nga 17 nëntori deri më 23 nëntor 2000.
Me 23 nëntor 2000 ua kam thënë rankoviqistëve dhe enveristëve “tonë” se beteja me mua nuk përfundon kur don krimineli , por kur të dua une.
Sepse më keni fyer në mënyrë të organizar. Po të më lavdëronit , ndoshta nuk kisha me treguar vëmendje ndaj jush, por që keni guxuar të më fyeni të fshehur pas maskash, aty nuk keni mundësi të kryeni me mua punë, qysh ju mund të keni menduar se e keni kryer.
Une isha dhe vazhdoj të mbetëm gazetar jopartiak, jopartizëm që ia kam pa sherrin në jetë. Sherri i jopartizmit tim, përpak e zhduka familjen dhe mbeta i varfër. “Budallica “shqiptare” e Drzhavna Bezbednosit, këtë e ka dashur gjithmonë – poshtërimin e tjetrit. Tuj mos mendue se del dikush e ta len poshtnimin në fyt! Por, nuk është çudi kur dihet se ne kemi njerëz të familjeve UDB-ashe që janë përdorur dhe mund të përdoren ende, të atyre familjeve të njohura për krime dhe për fjalorin e preokupimet përçe dhe janë aty ku nuk u takon të jenë në Kosovën e pavarur. Pra ne kemi mbeturina të atyre që janë të njohur vetëm për krimr të brendshme. Për këtë arsye u organizuan me parashtet kundër meje. Për këtë arsye u mashtrua “elita” e krejt një partie, duke i futur brenda “rugovistë të mëdhenj”…!
Dhe ata të shkretë për mend u hasdisën dhe fluturuan në euforinë e tyre , duke menduar se une isha armiku i tyre, se “shërbimi i tyre sekret” paska vërtetuar se “ai ka ikur, se ka bërë dhe frymëzuar krime”!
Ja, ku jam , këtu në Prishtinë, 25 vite pas…!
A jeni Ju , kriminelët e bashkaur , këndejpari?!
Jo…! Une nuk jam armik i askujt, përpos armik i së keqës dhe krimit.
Une isha gazetar kritik në atë kohë dhe jam edhe sot i tillë, madje më kritik se atëhere!
Në rrugën time profesionale ka ecje të mëtejshme, jo pendesë…!
Une jam njeri i lirë që nuk i frikësohem asnjë KUFINI, e nuk jam si ata që i takojnë “baraspeshës së të fëlliqurve” të Serbisë, që iu imponuan vendit tonë fatkeq në raport me pushtimin serbomadh nga viti 1912 deri në pjesën e dytë të qershorit 1999.
Të tillë, që i takojnë “baraspeshës së të fëlliqurve” të shestimeve të hollësishme agjenturore serbe, ruse e turke, ka mjaft dhe ata janë njerëzit më të kobshëm dhe armiqtë e vërtetë të secilit prej nesh që s’ka brenga partiake por atdhetare, që na sulmojnë, fyejnë, poshtërojnë dhe vrasin nga brendia.
Në fund kur më botohet edhe libri i fundit “Intervistë me vetveten”, që ndërlidhet me ndjekjet e një gazetari prej “gazetarëve” dhe intelektualëve të rrejshëm, nga ju kërkoj që t’i hiqni maskat e të më dilni përpara në këto tre javë që do të jem këtu.
Nëse nuk më dilni përpara, atëhere të gjithë ju, pa asnjë përjashtim, – mashtrues apo të mashtruar, jeni kriminelët më të mëdhenj – me vepra të natyrës serbomadhe, që ia keni zënë frymën dhe e pengoni ecjen e vendit tonë që nga paslufta.
Ju e keni shantazhaur njëri-tjetrin, por në realitet të gjithë ju jeni të pagojë, përpos meje…!
Se une nuk shantazhohem kurrë, përkundër dëshirës suaj të madhe që të më shantazhonit, duke më ngatërruar me vëllain, shokun , mikun e ngusht, apo duke u përpjekur e nxitë ngatërresa familjesh që të shpërqëndrohet vëmendja prej krimeve që dyshohet se i keni bërë vet ju. Pra, duke u përpjekur që ta vrisni me kohë secilin krim të madh që e keni bërë ndaj vendit tuaj.
Nëse ke qenë trim dhe i mençur në nëntorin 2000, trim dhe i mençur do të duhej të ishe edhe me 1 gusht 2025. Nuk do të duhej ta kishit harruar atë që ua kam thënë ne 23 nëntor 2000 , se do ta keni vështirë me mua nëse do të jem gjallë , se lufta profesionale e atyre që u ngatërruan me mua pa asnjë të drejtë, përfundon vetëm atëhere kur fitoj ndaj jush, ndaj UDB-izmit tuaj !

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 02/08/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk