Nga: Agron Dalipaj
Kohët e fundit ka një tension mediatik të shtuar kundër personit tim dhe brenda një jave jam sulmuar me shkrime, intervista e emisione televizive nga tre profesorë të gjuhësisë si Ledi Shamku, Ardian Vehbiu dhe Ilir Yzeiri.
Në sulmet e tyre nuk sulmojnë asgjë nga puna ime dhe kjo duket kur nuk sjellin asnjë detaj nga vepra ime dhe rreken vetëm të krijojnë një opinion publik negativ për personin tim.
Nuk do sillja në vëmendjen tuaj sa shkruaj, nëse nuk do konstatoja se të tre profesorët kanë një lidhje të përbashkët: Ledi Shamku, Ilir Yzeiri dhe Ardian Vehbiu i botojnë librat e tyre te e njëjta shtëpi botuese “Çabej”, që drejtohet nga znj. Brikena Çabej.
Asgjë personale nuk më lidh me të tre personat që më sulmojnë dhe sulmi i tyre nuk më shqetëson aspak për sa ata nuk munden të anatemojnë asgjë nga puna ime.
Për hir të së vërtetës shkencore do doja shumë që prof. Ilir Yzeiri, i cili më etiketon si turboalbanolog e sharlatan në emisionin e tij “ADN” në tvsh, të më ftojë dhe të më kryqëzojë në emisionin e tij dhe tu tregojë shqiptarëve se ai ka të drejtë në përcaktimet e tij për turboalbanologjinë dhe shalatanizmin e saj.
Përsa nuk mundem të komunikoj me tre profesorët e mësipërm, pasi konstatova se ata në grup më paskan bërë bllok paraprakisht, u lutem, që kush mundet, t’ia përcjellë lutjen time prof. Ilir Yzeirit dhe ai të ketë kënaqësinë të më ftojë e të më zhbëjë live në emisionin e tij.
Për më shumë ndiqni në videon e më poshtme komentin e prof-gazetarit Ilir Yzeiri.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!