Shkruan: Genta Petro Kaloçi
Këto data janë shpallur festa në realizmin socialist sepse roli i gruas/femrës ishte korona e familjes dhe shoqërisë.
Por, në sistemin e tregut të lirë këto data nuk janë festa por protesta, marshime për të fituar e rifituar të drejtat e tyre minimale e të vetkuptueshme që i patëm, fituam dhe jetuam gjatë realizmit socialist. Në paqen e realizmit socialist mund të festoje, por në luftën e tregut të lirë të sistemit të sotëm vetëm protestohet që të konfirmosh dita ditës të drejtat që mos të mohohen, shkelen me proçedura ligjore!
Këto ditë pranvere ka plas cipa festës pa pikën e turpit të gjenezës njerëzore.
Urojnë e gëzohen për këto festa ndërkoh që të gjithë së bashku pa dallim gjinie, moshe, femra apo meshkuj kush më shumë e kush më pak janë të zhytur në mjerimin e korrupsionit, trafikimit, papunësisë, mjerimit, analfabetizmit funksional, kurvërimit tridhjetvjeçar.
Ndërkoh që ju uroni e festoni unë pyes veten se për çfarë vallë??
Çfarë mund të festosh në një shoqëri të kurvëruar deri në gen?
Përditë lexojmë lajme, prindërit shesin foshnjat, kurvërojnë fëmijët, blejnë nuse e dhëndurë, vrasin prindër e fëmijë, krushqi e fqinjësi, reklamojnë lluksin e krimit, vrasjeve, trafikimeve njerëzore e substancave të ndryshme.
Lexojmë sesi krenohen prindër, mësues, familjarë, shoqëri, miqësi për bordellizmin televiziv dhe krekosen se kush merr më shumë pëlqime në rrjete sociale e me to vijnë ofertat monetare të reklamave piramidale.
Lexojmë për kurvëri në mësimdhënie në zarfat e mbushur me lek, për dhuratat nga prindër fëmijësh që nuk kanë punë, rroga, sigurime, shëndetsi, shtet, institucione, por blejnë injorancë e padije me krenari e bollëk.
Lexojmë për kurvëri në familje me teser partie, kurvëri në punë me vulë drejtorie.
Kurvëri në politikë me poste nën bekimet e padronit partiak.
Kurvëri në shoqëri, kush shitet më shtrenjtë se tjetri në ofertën e rradhës nga biznesmeni i njohur vip trafikant.
Kurvëri në media me promovim trafikimi dixhital.
Kurvëri në lagje e shoqëri për thashethemet më të nxehta të ditës nën hijen e papunësisë, varfërisë, mjerimit çkombëzimit e shpopullimit politik.
Pyes veten për çfarë të festoj vallë?
Për cipën që ju është çarë nga koka te këmbët, por që për çudi mua më vjen turp për turpin kombëtar.
Për çfarë të uroj e të gëzoj në këto ditë të tridhjetvjeçarit antifemëror dhe antishqiptares që karshillehen pa u prekur nga ligji e drejtësia?
Për çfarë të uroj e të festoj në këto ditë më parë?
Për të drejtat e fituara vetëm pas ’45ës me gjak nga luftëtaret, dëshmoret, të rënat e Lanç-it, apo ato të fituara me djersë, punë, vullnet, bashkim, vllazërim nga punëtoret, vullnetaret, pioneret e vetsakrifikimit të heroinave të punës së realizmit socialist?!
Për çfarë të festoj e të uroj më parë për ato të drejta që në ’91ishin e kthyen femrën nga një femër e zonja e nderuar, e respektuar në familje, punë e shoqëri në puntore seksi, skllave e padronëve të shtetit dhe privatit pa të drejta barre, raporte, vështirësi vite pune, kualifikime, sigurime e të tjera.
Apo për ato të drejta që i fituan me gjak, mund e djersë në 5 dekada të realizmit socialist dhe i shpërfytyruan në tre dekada dhjerokracie duke i shkelur me këmbë e duar të gjithë së bashku kundra vetes, femrës dhe njëri tjetrit.
Për çfarë të festoj që vajzat i rrisin të shiten në çmimin më të lartë të tregut dhe djemtë i promovojnë si tutorët e motrave, nënave, kushurirave, shoqeve, vajzave dhe nuseve të tyre?
Për çfarë të festoj e të uroj në këto dy ditë përveçse të ndjej Turp në qelizë se për 363 ditë të vitit në 30 vjet të gjithë faktorët si shteti, politika, mësuesia, familja, shoqëria kanë Dështuar.
Për çfarë të festoj e të uroj në këto ditë të arritjeve të nalta të mësuesisë dhe atyre familjare të dylberizmit politik nën tingujt e tallavasë, avujt e alkoolit, tymnajat e hashashit, thithjet e kokainës, gjylpërat e heroinës?
Për çfarë krekosen gratë këto ditë?
Vallë, cilat arritje festojnë që edhe meshkujt u shkojnë nga pas si hipitë?
Në vend që të dyja palët të struken në një qoshe e të reflektojnë për paaftësinë dhe ato minikrime që kanë bërë gjatë vitit kundra vetes, njëri tjetrit, familjes dhe shoqërisë, por na çani dërrasat festoni pa pikën e turpit dhe na kapardiseni, krekoseni pa pushim.
Personalisht më vjen zor e turp për llogari tuaj sesi mund të festoni e të qëndroni kaq indiferent, injorant me dëshirë për realitetin e kurvërimit familjaroshoqëror që keni krijuar me kaq zell e dëshirë.
Sinqerisht, ky qëndrimi juaj sidomos urimet dhe festimet tuaja më habisin.
Ç’të festoj e ç’t’ju uroj, përveçse të pajiseni me tru sa më shpejt se mbase një ditë ju kryqëzohen rrugët me llogjikën perceptimin, zemrën, ndjesinë, përgjegjsinë dhe ndërgjegjsimin.
Ju uroj fat se mbase përplaseni një ditë me trurin tuaj që ju ka munguar prej dekadash dhe thelloheni në çështjet e jetës suaj.
Deri atëherë kush ju duron me këto karagjozlliqe pseudourimesh e fallco festimesh. Amin!
Shënim; kurvërimi është e drejta juaj ashtu si edhe festimi për të, por mos na tundni çmimin e cipës suaj si arritje mancipimi. Strukuni në një qoshe e shkunduni duke festuar, por mos na i tundni organet gjenitale para syve si kryefjalën e lirisë suaj. Kjo është e drejta jonë, të mbrohemi nga mjerimi juaj! Kaq.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!