NEGOCIATAT SI INSTRUMENT DIPLOMATIK

10
May
2023


Shkruan: Arflet Selmani
Nëse u qasemi historikisht do të kuptojmë se; negociatat kanë lind me diplomacinë. Shumica e autorëve mendojnë se në vetevete diplomacia ekziston nëpërmjet negociatave, dhe duhet pranuar fakti se negociatat vërtetë janë një ndër instrumentet kryesore diplomatike për arritjen e një qëllimi të caktuar në këtë fushë.
Asnjë qëllim nuk arrihet pa mjetet përkatëse, po ashtu e njëjta gjë ndodh edhe me diplomacinë e cila pa negociatat nuk do të mund të fitonte legjitimitetin ekzistencial. Por, këto dyja janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën , sepse edhe negociatat nuk do të mund të lindnin ose zhvilloheshin deri në këtë pikë si instrument ndërkombëtar pa ekzistimin e diplomacisë. Kështu që lirisht mund të themi se diplomacia dhe negociatat janë sinonim i njëra-tjetrës. Negociatat janë zhvilluar permes diplomacisë, por negociatat e kanë rritur efikasitetin e diplomacisë. Nëse i qasemi në aspektin praktikë do të mësojmë se ka ndodhur që diplomacia ka dështuar kur negociatat kanë çaluar (nuk kanë qenë në nivelin e duhur), edhe pse qëllimi diplomatik mund të ketë qenë i qartë. Kështu thonë shumë autorë dhe studiues që merren me këto çështje. Por, unë mendoj ndryshe se; kur qëllimi diplomatik është i qartë… si ka mundësi që negociatat të jenë në nivel jo të duhur?! Pra, kur qartësohet qëllimi duhet të qartësohen apo dihen edhe sfidat ose praktika që duhet ndjekur për arritjen e tij. Në historinë e diplomacisë ka ndodhur që negociata kanë dështuar edhe kur kanë qenë teknikisht të përsosura, sepse qëllimi që kanë synuar të arrijnë ka qenë negativ. Kështu thonë shumë mendimtarë thotë teoria dhe praktika e diplomacisë.
Por unë si studiues i kësaj fushe kam të drejtën time që t’i jap përceptimet e mia e që ndoshta mund të jenë ndryshe, por jo pa asnjë llojë baze apo argumenti. Unë mendoj se këto dështime në diplomaci kanë ndodhur dhe ndodhin jo për faktin se negociatat mund të ishin teknikisht të përsosura dhe se qëllimi ka qenë negativ, por sepse nuk është njohur realisht dhe paraprakisht thelbi i qëllimit. Angazhimi për negociata teknikisht të përsosura por mungesa e kuptimit thelbësor të qëllimit për të cilat zhvillohen negociatat, ka çuar në dështime të tilla. Pra, përcaktimi i strategjisë për qëllimin diplomatik është shumë i rëndësishëm dhe pas kësaj mendoj se suksesi negociues nuk do të mungoj. Dhe kur njihet thelbi i problemit, përzgjedhet stafi i duhur dhe zhvillohen negociata të nivelit të duhur, arritja e qëllimit është e patjetërsueshme.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk