Nëna ime, n’pragun e shtëpisë,
si diell i amshuem ndriste gjithmonë,
me duar që përqafonin dhe dhimbje,
me zemër që rrihte për çdo bir të saj.
–
Ajo kishte sy si kroje mali,
që s’thaheshin kurrë prej stuhive,
kishte shpirt që i ngjante një kënge kreshnike,
ku legjendat lindnin ndër hije të lashta.
–
Nëna ime fliste me heshtje,
si orakujt n’tempull të shenjtë,
fjalët e saj ishin bekime,
që shkonin me ne kudo n’botë.
–
Nëna ime, n’kufirin e një legjende,
midis dhimbjes e përjetësisë,
ishte frymëzimi im i fshehtë,
ishte strehë, ishte lutje, ishte dashuri.
–
Dhe kur koha rrëzonte mure e trupa,
ajo qëndronte e pathyeshme, si gur,
nëna ime, n’kufirin e një legjende –
mbeti miti im që s’u shua kurrë.
—
Luftëtar i robëruar në emër të Atdheut.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
