Nuk është thjesht një emër, NËNA,
është dritë që lind, që shndrit si hëna,
është engjëll që rri në qoshe të dhomës,
edhe kur s’e sheh, e ndien prej aromës.
–
Nuk është e zakonshme – është mrekulli,
si yll që ndriçon, pa u shuar kurrnji,
që çel qiellin e shpirtit tim,
e ngjitet lart… në përjetësim.
–
Nëna është fjala që thërras me lot,
“O Nënë…” – bërtas në heshtje plot,
vokativ i dashurisë pa fund,
se me fjalë s’mund ta shpreh unë.
–
Ajo s’kishte krahë, por ngrinte qiellin,
me duar që mbollën dashuri në dhe,
ishte e heshtur, e fortë si mali,
dhe sot është Engjëll që rri mbi ne.
–
NËNA nuk është veç një fjalë,
është gjithçka – jetë, dritë, besë dhe mall.
Është meteor që kalon një herë,
mbi jetën time rrezaton pranverë.
–
Pastaj ikën, fluturon në parajsë,
ku mund ta arrij veç me mall,
dhe me dashni pa mbarim, pa skaj,
veç në ëndërr a në ndonjë çast të rrall’.
–
Kur nata bie dhe hesht qyteti,
unë flas me hënën, se malli më tret.
Më del një zjarr si plagë në gji,
më mbyt një lot që s’pushon në sy.
–
Se ti s’je thjesht kujtim i bukur,
je zë që më thërret në shpirt e në gjak,
je frymë që më ngroh mes stuhisë,
je dritë në rrugën time, burim i mirësisë.
–
Çdo rrudhë në duart e tua,
kish rrëfim dhe dashuri,
dhe një fjalë e jote, o Nënë,
kish fuqi të më japë qetësi.
–
Më ngel veç shpirti të të kërkoj,
në çdo yll që në qiell shndrit i ndrojtur,
dhe loti që më del ngadalë,
bëhet lutje… për ty, Nënë, pa fjalë.
–
Sepse ti je meteor, por je dhe dritë,
je forcë, je mall, je pafundësi,
dhe pse ke ikur larg në përjetësi,
në çdo rrahje të zemrës pranë meje rri.
—
Ish ushtarak e luftëtar në UÇK, UÇPMB
dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
I robëruar në emër të Atdheut fizikisht,
I lirë në shpirt pafundësisht


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
