(F. Demaçi-Berisha / 1958-2020)
–
Shikoj të tjerët si hidhen në përqafim nënave,
Unë rri i heshtur dhe e kujtoj nënën time,
I kujtoj ëndrrat e saj të heshtura të jetës,
I kujtoj dhembjet, plagët e shpirtit dhe të trupit.
–
Nënë sot nuk po të urojë Tetë Marsin,
Por nënë, po lutëm për ty.
–
Sa shumë, nënë më ka marrë malli
Ta dëgjoj zërin dhe fjalët e tua, Lumja nënë.
Por tani, vetëm në ëndrra mund të flas me ty,
E unë të flas sa herë që jam pranë varrit tënd.
–
Aty të dërgoj zërin tim nga kjo botë,
Në botën e përjetshme ku po jetoni, Nënë.
–
Sa herë, me lot, e kam lagur dheun e varrit tënd,
Aty kam shikuar qiellin e kaltër dhe të bukur.
Me vete kam thënë: “Nënë, atje lart jeton, po atje,
Atje pranë Zotit, atje diku në qiellin e bukur,
Atje, ku përjetësisht të pushojnë dhimbjet e trupit,
Atje, ku lutemi që shpirt të gjejë qetësi përjetësisht.”
–
Sot, në këtë ditë që i jepet shumë rëndësi,
Në këtë ditë Tetë Marsi, kur grave u dhurojnë lule,
Unë, nënë, nuk po të sjell lule dhe nuk po të uroj Tetë Marsin,
Por unë, nënë, po i lutem Zotit për shpirtin tënd,
Që shpirti yt të jetojë përjetësisht në paqe.
………………………………………………………..
Të dashura dhe të nderuara gra,
Qofshi gjithmonë të lumtura, të shëndetshme dhe të bekuara në këtë ditë për ju,
gëzuar 8 marsi! Zoti ju ruajtë dhe ju bekoftë gjithmonë!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!