NESE E DONI KOSOVE DHE SHQIPERI, VOTONI KAMALA HERRIS

04
Nov
2024
Shkruan: LUAN QEMAL BACI


Mire Elon Mask, po shqipetaret cfare i pickoj?!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Sic dihet tashme nga i madhe i i vogel, ne tere boten ,ne Amerike javen tjeter mbahen mbledhjet e pergjitheshme presidenciale e ne te gjitha nivelet. Ne kete fushate politike, shqipetaret kane rrolin e tyre modest, jo dhe fare te parendesishem, sepse shanset jane gjysem per gjysem, gati pesedhjete perqind me pesedhjete perqind, e per t’e qene te sakte jane dyezete e tete perqind per sejcilin kandidat, per republikanin Donald Trump dhe per Demokraten Kamala Harris.

Per ata qe nuk e dine, Partia Republikane, ose sic njihet ndryshe Partia e Vjeter, apo Konservatore, me kandidatin e saj Trump, jane partia qe ruan kryesisht, ne most teresisht ne veprimetarine e vete interesat ekonomike dhe pushtetin e te pasurve, te miljonereve e te miljardereve, ndersa Partia Demokratike punon, e lufton te ruaje e coje perpara interesat ekonomike e politike te shtreses se mesme e te varfer te shoqerise amerikane.

Kapitali i me te pasurve te mbeshtetur nga kapitali me i madh financiar, perfshire miljarderin me te pasur ne bote Elan Mask, po derdhin qindramiljone dollare ne mjetet e informacionit per t’i siguruar fitoren Trump . MASK KERRCEN PUPTHI NE SKENAT E FJALIMEVE ELEKTORALE NGA GEZIMI QE ESHTE NE KRAH TE TRUMP, MBAN FJALIME PRO TIJ, paguan direkt njerez qe te punojne per Trump ne shume shtete te Amerikes, dhe kete e ben jo per syte e bukur te Trump, por vetemm se Trump dha prova ku me sistemin e taksave ne presidencine e kaluar, u siguroj miljardereve qindra miljone dollare, te cilat ja morri taksave te popullit e duke rritur keshtu inflacionin deri ne ditet e sotme, inflacion qe e rendoje shume jeten ekonomike te te gjithe popullit Amerikan. Trump ka premetuar qe t’ju jape perseri ne se zgjidhet, miljonereve dhe miljardereve disa llokma te majme nga buxheti i shtetit.

Ne anen tjeter, Partia Demokratike, ka punuar dhe i ka siguruar njerezeve te punes, qe sigurojne jetesen e tyre me pagesat nga java ne jave, shume perfitime ekonomike, qe ta kene jeten me te thjeshte e te garantuar.

Por celesi i suksesit ne zgjedhjet amerikane eshte jo vetem sistemi zgjedhor qe u siguron me shume shanse Republikaneve se sa Demokrateve per te fituar, por edhe kush hedh me shume para ne fushate, qe koston qindra miljone dollare. Sigurisht supermiljarderi Mask nuk ka munguar qe vetem ai te investoje qindramiljone dollare, e bashke me te edhe te tjere te rangut te tij.

Amerikanet e thjeshte, te majte apo te djathte qofshin, duan kredi bankare me perqindje te vogel interesi per te blere shtepi apo biznese te vogla; duan t’i cojne femijet ne universitete per studime, me nje kosto me te vogel apo edhe falas; duan te cojne femijet e tyre te vegjel ne kopeshte e cerdhe me nje pagese qe mund ta perballojne, sepse eshte pagesa gati me punen e nje te rrituri te paguar me pagese mesatare; duan qe te kene mundesi te perballojne qerate e larta te paguara cdo jave ose cdo muaj; duan te kene leje lindje te paguar; duan te kene cmime te medikamenteve ne farmaci te jene te perballueshme dhe shpenzimet ne spitale me te vogla, qe kur te semuren te mos shesin shtepite e tyre per te paguar doktoret, edhe pse shpenzimet me te medha paguhen nga shoqerite e siguracioneve, e shume kerkesa te tjera sociale. E per keto, ne se demokratet perpiqen te realizojne sa me shume, republikanet u thone me propagande: Hej, a jeni ne vete, keto jane socializem e komunizem, parulle qe jo pak here Trump e perdor ne mitingje, e Amerikanet kthehen e thone, o, jo, jo ,me qe qenkan socialiste e komuniste, nuk i duam, nuk duam te shkojme ne socializem, e rreshtohen ne taborrin e Trump!

Ne se shikojme veprimetarine e Trump ne kater vitet e shkuara, ai tregoj se preferenca e tij per sllavet jane te larta, e kjo nuk eshte vetem ne jeten e tij personale, ku te tre grate e tij ishin sllave, por edhe miqesia e tij me Putinin e me Serbine, ku kerkoj te beje hisedare ne Ujman e ne Trepce te Kosoves Serbine. A do te na tregetoje Trump ne shqipetarert per sllavet sic veproj ne presidencen e kalur? Shanset jane per nje pergjigje “po”. Atehere lind pyetja perse shqipetaret duhet “te jene te djathte” ne Amerike, kur titullare te larte partiake e shteterore Republikane, ish pjesetare te kabinetit te tij qeveritar, republikane gjate gjithe jetes se tyre, deklarojne se do te votojne per kandidatin demokratik, Kamala Harris. Ata hapur deklarojne dhe i bejne thirrje edhe anetareve te tjere te Partise Republikane te votojne per kandidatin demokratik Kamala Harris, per te vetmen aresye, sepse keta funksionare te larte republikane, dikur krahu i djathte i Trump, dhe njerezit me te afert te tij, e cilesojne dhe e quajne Trump “Fashist ne thelbin e tij”.

Sot ne Amerike shikojne kerrcenime me jete kujdo qe flet kunder Trump, perfshire ketu gjyqtare, hetues te FBI, funksionare te larte deri dhe governore shtetesh, jane kerrcenuar me jete. Nuk kane munguar te vihen bomba, apo te digjen me zjarr edhe fletet e votimit ne pikat e zyrave postare. Pra jeta e kujtdo qe nuk del hapur pro Trump, eshte ne fije te perit.

Ka nje loje ruse, ku disa te krisur nga mente e kokes, formojne nje rrethm midis tyre, e mbushin vetem me nje fishek ne nje revolver qe mbushet duke rrotulluar nje rrul qe mban fishekun, por qe nuk shikohet se ne cilin pozicion eshte ai fishek. Kjo loje quhet fisheku i rrulonit. Cdo pjesetar ne loje, kur i vjen rradha, drejton koburen ne koke te tij, dhe e shkrep kembezen. Kur pozicioni i tij, eshte pa fishek, ai mbushet me fryme, por njekohesisht detyron te mbaje frymen ate qe ka rradhen te beje te njejten pune. Vjen nje moment, qe fisheku i bije ne hise dikujt, te zbrazet ne koken e tij e t’i marre jeten.

Une vete ne kete moment, qe marr persiper te shkruaj kete artikull, po luaj Rroleten Ruse, me koburen ne koken time. Pse?! Jo, jo nuk jam hero, por e dua me gjithe forcen e shpirtit e te qenies time, popullin dhe vendin tim, ndaj u them shqipetareve te Amerikes, kur vete bashkepunetoret me te ngushte te Trump, deklarojne hapur qe nuk do te votojne per “Fashistin ne Kore”, sepse duam Ameriken me shume se Partine, atehere cfare mize ju pickon ju ore ditezinj, qe nuk mendoni per Shqiperi, por mendoni vetem per etiketa per t’u quajtur “te djathete”, kur ne te vertete shume nga ju as e kane fare haberin se cfare eshte “e majte”, e cfare eshte “e djathte”, se kush ju sherben ju si individ, e kush ju sherben ju si komb. Behuni pragmatiste te shpetoni SHQIPETARINE,

‘Mos shkoni te flini me mullixhiun per inat te vjehrres”
E mos u lutni
‘T’ju vdes djali i vetem per inat te se rese”!

Mendoni aty ku jeni, te ndihmoni vendin tuaj ku u ka bere koka bump, O SHQIPETARE TE AMERIKES ME TE DREJTE VOTE!

Merrni shembull, Vaslav Sheshel gjithmone u ben thirrje qindra mijerave serbeve, qe jetojne ne Amerike, te votojne per TRUMP. A do te viheni ju ne kampin e SHESHELIT?

JoeDioguardi ben thirrje te votohet per Kamala Harris.

BENI DETYREN MOTRA E VELLEZER SHQIPETARO-AMERIKAN, BENI DETYREN!

31 Tetor 2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 04/11/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk