Nga Hysni MILLOSHI

30
Nov
2022

Moj Vlorė e bukur nė gropė
Skele e parė nė evropė
Kjo shqiponjė me shirit zie
Pse tė fluturon mbi krye
Kėtu mu nė shesh tė Skelės
Qė nga marsi i pranverės?
Yll mė yll e Hėnė mė hėnė
Ēka qė rend e zeza nėnė
Dhe si re e bardhė pastaj
Deti derdh lule dhe vaj?
Mal mė mal,kodėr mal kodėr
Pse vajton e zeza motėr
Dhe retė mbledh e thur me derte
Njė shami tė zezė pėr vete?
Pse po nxinky det me valė,
Pse fryn era me tė qarė,
Pse fryn si njė marrsh funebėr,
Pse mallkon kjo tokė me lebėr,
Pse pikon dhimbje ulliri,
Pse Shushicėn ta rrjedh syri,
Pse potkuret ky shkėmb guri,
Pse ka zemrat Flamuri,
Pse t`u myk buka pa ngrenė,
Pse dridhet Sazani nė rrėnjė,
Pse dridhet nė zemėrBabica.
Pse duart nė kokė Drashovica,
Pse thahet bari nė male,
Pse mbijnė martirėt mbi varre,
Pse s`po duket fare Dielli,
Pse mbi dhe t`u pėrmbys qielli,
Pse po ulėrin kjo tokė.
Moj Vlorė e bukur nė gropė?

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Heshtje edhe heshtje pambarim
Deti i zi zgalem mer fluturim
Tė qajė mbi Vlorė Vlorėn sot,
Qė derdh njė det tė dytė me lot,
Qė pret e pret me sy tė grirė
Prej dhimbjes grryer nė fytyrė
T`i vijnė ca nuse e dhendurė,
Qė s`i pat njohur Bota kurrė,
T`i vijnė ca engjej e engjullorė,
Tė bjerė nė gjunjė e shkreta Vlorė,
T`u hedhė trėndafila mbi krye
E drite nder ligje labėrie.
E nėpėr fjalė nė ligjet labe
Si nė vargmalet shpate-shpate
T`u thotė:si ndodhi asaj nate,
Ē`pate moj Otrant ē`pate.
Si u nda foshnja nga nėna,
Ndahet valle prej gjakut zemra?
Si u nda babai me djalin,
Ndahet Dielli me beharin?
Si duroi gjaku nder deje
Mbushur si me flakė rrufeje,
Si duroi.s`u ēa kjo tokė
Moj e Vlorė e bukur nė Gropė?
Na ish njė natė e zezė sterrė
Me dallgė si brigje mbi humnerė
Kur ēante udhė Motove deta
Me nėna mbushur e me djepa,
Me mall e endrra,frik e shprese
Pėrtej Vlorės dhe Mores…
Pėrtej plumbave, skėterrės
Tė gjenin portėn e pranverės,
Tė gjenin punė, tė gjenin paqė
Se nuk patėn bukė nė magje,
Se toka drudhej nga tėrmeti
I kriminelve tė njė shteti,
Se nėpėr ditė e nėpėr natė
Pėrmbys binin varg kalatė
Se digjej toka dhe shkretimi
Shpalosete tabllonė e njė krimi,
Sa plagė kish atdhe martiri,
Sa nėnės i shterohej gjiri,
Sa gjer mė rrėnjė thahej bliri
Sa yjeve u verbohej syri,
Sa endej vdekja prag mė prag,
Se gjaku ngrihej mbi Korab,
Mbi Korabė e mbi Tomorr
Atdheu thėriste:Vlorė,Vlorė!
Po njė pėrbindėsh,njė Sibillė
Me hekur veshur e vampirė
Me Duēe mbushur e Hitlerė
Me peshkaqenė e me qenlerė
Sulmoj pėr vdekje fukaranė
Sa dhe planetat gjėmėn panė,
Sa dallgėt vetė u lebetiten,
Se fukarejtė foshnjet ngritėn
Si flamuj tė bardhė lart,
Kėrkuan ndihmė mbi katart.
Kėrkuan ndihmė,po s`u dhanė
Dhe jeta njohu Satananė,
Kur Satanai me tmer goditi,
Anijen nė Otranto e mbyti,
Njė varr gjėmoi nė Shqipėri:
Ma paē borxh moj Itali!
Hėna si homer i verbėr
U fsheh pas reve dhimbje tretur,
Kėshtu nisi dhe mbaroi
Anija qė pranver kėrkoj
Nė Otranto s`kish pranverė
Ra prej skėterre nė sketerrė.
Atje tetė muaj deti thellė
Pa par as tokė, as re, as diell.
Pa gjetur prehje nė atdhe
Na mbeten tetėdhjetė e tre
Nėna,motra,miqė e shokė
Moj Vlorė e bukur nė gropė.
Heshtje edhe heshtje pambarim
Lėvizin malet,ja… po vinė,
Ja, po vinė, si nuk desh Vlora,
Nė tokėn ku nxin dhe dėbora.
Ku je Lefter Ēipė poeti
Ja behu det, ja mer nga deti,
Rėmbe si penė me hata
Pishėn Flamur mbi Llogara,
Rrėmbe zjarr e vetėtima,
Rrembe njė shpellė me ulėrima
E zbrit nė Vlorė tė ulėrijmė
Ku rreka lotėsh ēelik shkrijnė
E mos pyet pse dridhet dheu,
Nė Vlorė zbriti PROMETEU,
Ai qė shqiptarit i dha zjarrin
Ta bente prej dielli shqiptarin
Mespėrmes deti me njerėz
Gjak ē`i pikon prej zemrės,
Gjak ē`i pikonprej syrit
Pa i thotė njė fjal ullirit,
Po i thotė detit njė fjalė:
Kush atdheun ma ka vrarė?
Si t`i pėrgjigjem Prometeut
Unė ushtar i atdheut?
Unė ushtari ēarmatosur
As i gjall,as i varrosur
Si t`a them krejt tragjedinė.
Kush e nxiu Shqipėrinė,
Kush e la tokėn pa farė,
Kush e la nėnėn pa djalė,
Si t`ia them unė i shkreti,
Pse na mori lumi e deti?
Shoku Promete Shqipėria
Na pėrmbysi Tradhtia.
Kush Vlorėn e veshi nė tė zeza
Mallkuar qoftė njėmijė breza.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/11/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk