NGA MARRËVESHJA E OHRIT, E 18 MARSIT, DO TË KENË PËRFITIME EDHE SHQIPTARËT NË MAQEDONI DHE VISET TJERA

21
Mar
2023

R e f l e k s e
Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti

Forcimit dhe rëndësisë së faktorit politik shqiptar në Maqedoni, që i jep faktori ndërkombëtar, sidomos diplomacia Amerikane, e ka vënë në siklet Beogradin dhe Moskën, i kanë heshtur edhe Atinën dhe Sofjen, sikurse vërehet edhe shqetësimi i disa qarqeve politike dhe medieve të pushtetit në Tiranë dhe Prishtinë, për faktin që, përkrah kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në bisedimet maratonike për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, deri në arritjen e marrëveshjes rreth mesnate, dje aty qëndruan në këmbë, për mbështetje, politikanë dhe zyrtarë të lartë shqiptarë nga Maqedonia Veriore, mes tyre edhe drejtuesi aktual i OSBE-së, me mandat dhe peshë ndërkombëtare.
Emrat mundim edhe të mos ua përmendim (për shkak të komenteve negative dhe sharjeve të mundshme), por meritat e tyre janë të dukshme. Takimet e para diplomatët ndërkombëtarë, të SHBA-ve dhe BE-së, i realizuan me autoritetet shqiptare të Shkupit, në cilësi të nikoqirit të bisedimeve ditën e djeshme në Ohër, në daçi edhe me presidentin e këtij shteti, me rrënjë shqiptare.
Pavarësisht nga mangësitë e Marrëveshjes së djeshme, në mediet ndërkombëtare, edhe në qendrat e politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare, dominimi i emrave të qyteteve, i Ohrit dhe Shkupit, ua rikthejnë shqiptarëve, në formë simbolike, famën e lashtë të Dardanisë dhe Ilirisë së dikurshme.
Lexoni dhe reflektoni, mos e helmoni veten me urrejtje dhe propagandë armiqësore!
(19 mars 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk