-Nga një debat me një mik, këtu në fzb

15
Sep
2023
Shkruan: Fadil Shyti

Nga Dervish Shahini:
-Nga një debat me një mik, këtu në fzb:
PARADOKS…!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

A ka mundësi që një popull të quhet i çliruar, kur çlirimtarët e vet janë mbyllur dhe vazhdojnë të mbyllen nëpër burgje?!
Nuk është e mundur!
Jo, jo!

Nga Fadil Shyti:

Prej kohësh e kam vërejtur; kam shkruar dhe kam folur për këtë “paradoks”,-që me të drejtë e ke quajtur ty miku im, Dervish Shahini!

Mendoj, duhet të quhen, LUFTËTARËT E UÇK-së! -Them kështu, për faktin, sepse, ata luftuan për Çlirim dhe Ribashkim kombëtar.
-Fatkeqësi dhe tragjedi jona kombëtare, sepse, këto dy vlera të larta sublime të kombit e të atdheut tonë, ende nuk janë plotësuar.
-Faktorët ndërkombëtarë dhe, “kombëtarë”, nuk lejuan që Kosova dhe viset tjera shqiptare të RIBASHKOHEN me shtetin tonë amë,
-Shqipërinë.
Kjo ide madhështore, shekullore, ishte dhe në betimin e famëmadhes, UÇK.
-Për më keq e më zi, edhe pas tri LÇ-re, në trojet etnike shqiptare, të mbetura PADREJTËSISHT jashtë nga imperialistët e ndryshëm, në ish-Jugosllavinë titiste,
-trojet shqiptare:
në Kosovën Lindore, në MV, dihet tashmë; në Mal të Zi dhe në Greqi, nuk qe zgjeruar LÇ-re, por, edhe ato troje tona, ende janë nën pushtimin e shteteve fqinje.
-Pa harruar të theksoj faktin e të së vërtetës së hidhur që, as Republika e Kosovës, nuk ka sovranitet të plotë, ajo pas LÇ-re, është katandisur si mos më keq, në një koloni të shteteve lindore dhe perëndimore, të Ilirikut (Ballkanit) dhe të EU-ATL dhe duke iu vënë ndërkëmbëza, “të vogla” pengesa teknike në funksionimin e shtetit, nga qarqet “demokratike” dhe bllokada të mëdha, për hatër, apo nga frika e Rusisë duke i bërë komplote edhe nga fuqitë e mëdha; prandaj, Kosova ende nuk i ka zgjidhur shumë çështje, shumë padrejtësi, që Serbia Fashiste ia ka bërë për më shumë se një shekull,-madje, ende po e sulmon, gjithnjë me ndihmat e pakursyera politike-diplomatike të Rusisë cariste putiniste dhe të miqve të tjerë euro-amerikanë.
Shumë padrejtësi të mëdha po i bëhen kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike!
Bac, nuk u kry!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
15 shtator, 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk