Nga prodhimi i gjthckaje, tek asgjeja, vetem ne krim, korrupsion, papunesi, emigrim masiv!

12
Jan
2026
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

Nga nje Shqiperi qe prodhonte gjithcka “ne diktature”, ne urimin e shqipetarit qe te mos shohe asnje vend tjeter ne bote ne gjendjen e Shqiperise se sotme dhjerokratike, “qe shpetoj nga Shqiperia Kore e Veriut”, te quajtur nga “udheheqesi i ndritur” social-demokrat, i ulur ne dy karrike njeheresh, me trendafil dhe dy gishtat perpjete, vellai siamez i “non-grates”, mister “palloshi i gjate”!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shqiperia e cliruar nen usheheqjen e “diktatorit komunist” Enver Hoxha, e marre me nje popullsi teteqind mije banore, 95% analfabete, pa industri e pa agrikulture, ne nje gjendje te mjeruar gjysem feudale, arriti ne kohen kur “diktatori” u largua nga kjo jete, te prodhonte gjithcka ne vend, me nje popullsi te pesefishuar krahasuar me vitin 1944, dhe me mijera intelektuale e specialiste te pergatitur ne Shqiperi, ne nje sistem aresimor falas dhe teper cilesor.

Pa dashur te perseris veteveten, per shume gjera te asaj spoke qe i dha emer dhe krenari te qenit shqipetar, dhe per te metat gabimet e fajet qe u shfaqen gjithashtu, dua te them se dhjerokracia ishte shume “me e sukseseshme”, se na ktheu ne zero, ne gjendjen ekonomike te vitit 1944, e ne disa drejtime shume me keq se ne vitin e clirimit nga fashizmi e nazizmi.

Gjendjen e soteme, te sistemit dhjerokratik ne Shqiperine pa demokraci te vertete, ne Shqiperine e njerezeve te hurit e te lirarit, qe vetem grabisin vjedhin, vrasin, e shesin deri jo vetem atedheun, por edhe nene e babe, vetem e vetem per t’u bere te pasur brenda nates, gjendje qe mund ta shohesh te njejte ne cdo fshat apo qytet te Shqiperise, te rrezuar si lisi perdhe, e te veshur me zhele e curle, e pershkruan ne menyre mjaft te sakte e dhimbje ne shpirt, miku yne i nderuar Bari Dervishllari, me fshatin e tij te sotem Dushan;

“Qajmë hallet bashkë.

Vëndi i vënë në gjunjë nga shkaqet atmosfereike. Mirepo edhe këto nuk mund të na godisnin në zëmër, po të kishim veshur një “përkrenare”! Kur them përkrenare si të Skënderbeut patriotike e kam fjalën që ne të kishim bërë detyrën tonë atdhedashëse..

Që nga viti 1990 dhe deri sot bujqësia dhe fshati janë lënë në mëshirë të fatit.

Ai “diktatori” nuk qe budalla kur tha çlirimi i dytë i Shqipërisë kur u prodhua buka për herë të parë në vënd. Dhe u prodhua për 4 milion banorë jo si tani as për gjysmën e kësaj shifre.

Ai nuk donte që të vinte misër i kontaminuar nga Serbija apo ndo një vënd tjetër.

Nuk priste të vinte mishi dhe pulat nga Brazili.

Kishte një buqësi moderne për kohën.
Nuk po flas si nostalgjik por ju referohem fakteve.

Toka ishte e sistemuar me kritere shkencore me kanale ujitëse dhe kulluese.
Sa kanale ujitëse kemi tani që janë jashtë funksionit. Të rinj nuk bënë po prishën edhe ata që kishte bërë tjetri.

Politika e mender demokracisë ka veç një meritë, për tu futur në librin Gines. Aplikoj një sistem për herë të parë në botë që nuk dimë çfar emri ti vëmë? Nuk është borgjezi nuk është kapitalizëm nuk është komunizëm.
Mbase i shkon për shtat hajdutëri.

Po kthehem përsëri në temë.
Po marr shëmbull fshatin tim dhe këtu përgjithësohet gjithë vëndi.
Në malin tonë mbarështrohej një blegtori gati 2000 kokë bagëti të imëta, në verë vinin edhe brigada blegtorale nga Vlora.

Ku është Dushari sot dhe dusharët e tjerë të vëndit tonë?

Fshatra që veç emri ju ka mbetur në hartën administrative.

Kush të dojë le ta quajë sukses unë jo!
Prodhonte për vehte dhe për pjesën tjetër të shoqërisë, por si i hoqën rrugën automibilistike i hoqën shkollën, i hoqën mjekësinë çfar do bënte fshati.
Pa tjetër do kishim një erozion demografik.
U turrën të gjithë drejt zonave urbane ku politika për të vjelë vota nuk na i prishi qejfin. Se edhe lëvizjet dhe ndërtimet kanë ca kritere nuk mund të ndërtosh ku të dojë qejfi ty me slloganin -Tokë e Zanun-. pjesa tjetër në emigrim dhe pastaj marrim bujqër nga Bangladeshi .

Gati 50% e territorit të vëndit tonë mbase më tepër është kthyerë inproduktiv.
Në sistemin e kaluar kishim një vijë të verdhë, jashte asaj nuk ndërtoje dot as një kotec për pulat kështu është këtu në Itali.

Na rroftë turizmi!
Na rrofshin edhe zonat urbane të mbushura me plastike që bllokojnë kanalet dhe hidrovoret.

Po të isha kryeministër, për 4 vjet zonën urbane do e lija veç në nivelin e mirëmbajtjes. Do ndërtoja rrugë në zonat rurale, dhe jam i bindur se ai fshatari që rri pa punë me lopatë në dore në qytetet e vëndit do kthehej të investonte te themeli i shkretuar

Nuk është turp të jesh fshatar.
Jam këtu në Itali nga viti 1996 dhe them se e njoh mirë këtu veriun, ka fshatra që prodhojnë kanë infrastrukturë. Tani unë si “komunist” që më thoni po them ja si e dashkam kapitalizmin që mendon për popullin .

Këtu ka fshatra edhe mbi 2000 m. mbi nivelin e detit, që punojnë dhe prodhojnë për vehte e për shoqërinë.

Si ka mundësi që veç vëndi jonë është më keq nga të gjitha vëndet ish komuniste ta quajmë?

Po të pyesësh politikën, ata përgjigjen ne nuk jemi as Amerikë, as Itali as Francë.
Ama për vila këta ia kanë kaluar edhe Amerikës.

Marrim shëmbullin e fundit në Dardani brënda natës doli rezultati i votimeve dhe humbësit njohën humbjen

Sa çudi? Si nuk paskan mësuar fjalën farsë ata vëllezrit Dardanë? Sa “të pa ditur”? A desh harrova në Dardani funksionon edhe hekurudha ne nuk kemi nevojë as për hekurudhë as për shtet veç për vila për skllavopronarët.

Kjo katraurë filloj që në 1991-shin, kulmoi me 1997-ten, dhe vit për vit trashet zullumi në të gjithë sektorët.

“Në këtë gjëndje mos pafsha as një komb në botë!!!”

10 Janar 2026

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/01/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk