Nga Shkupi 2014, te Shkupi 2024!

30
Sep
2024
Shkruan: Medai Shaholli


Thuhet shpesh se mes vëllezërve siamezë nuk ka asnjë ndryshim për nga ngjajshmëria ashtu duket se edhe brenda taborit të komitëve në ide dhe në platforma politike nuk ka asnjë ndryshim mes tyre.
Të dy “vëllezërve të idealit” u pëlqen stili barok i ndërtimit, ku projektet e monumenteve të kulturës dhe të hisrorisë i ngatërrojnë me ato të fqinjëve duke i përvetësuar si pjesë të trashëgimisë sllave.
Në këtë rast ata janë Grujo dhe Micko që ngjajnë si dy pika loti me njëri- tjetrin.
Ata jane “copie conforme” brenda kampit të komitëve, që janë rritur dhe zhvilluar, brumosur dhe përgatitur si përfaqësues të elitës superiore në ‘drzhavën Severna”, për t’i sunduar vasalët dhe naivët shqiptarë se shteti dhe pushteti janë ata kurse të tjerët duhet t’i binden despotëve të tyre.
Çfarë ka lënë pambaruar “refugjati politik” Grujo, si platformë politike kundër shqiptarëve, duket se do ta përfundojë premieri komit Micko në mandatit të tij me servilët shqiprarë nga VLEN-i, që dinë të thonë vetëm, “lepe-peqe” në komunikim me despotin e tyre.
Kthimi i maskave në Shkup përkon me kthimin e së djathtës nacionaliste në pushtet ku përmes bandave huligane komitët e VMRO-së, po ushtrojnë dhunë dhe presion psikologjik ndaj shqiptarëve duke gjetur rastin për t’i sulmuar në çdo cep rruge si një mesazh oguezi për t’i frikësuar shqiptarët të heqin dorë nga liria barazia me sllavo-maqedonët dhe nga trojet e tyre.
Viktimë e shfaqjes së dhunës mbi baza etnike si forma të shprehjes superioritetit dhe të mosdurimit ndaj shqiptarëve ka qënë këto ditë edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini, i cili u sulmua vetëm pse është shqiptari që udhëheq këtë Federatë.
Kjo e situatë e krijuar së fundmi është treguesi më i qartë i kësaj qeverie nacionaliste që nuk bën dot hap përpara, poashtu edhe dëshmi e një paralajmërimi që kam bërë para 6 muajsh se me kryekomitin Micko në krye të qeverisë së koalicionit nuk mund të ketë “Ndryshim”!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk