Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA)
12 korrik 2020
Mustafë Sokoli nga Muzhevina e Istogut ka qenë kritiku i parë në Kosovë për mënyrën se si shpenzohej paraja publike nga institucionet. Në kohën kur thuajse 98% e shqiptarëve të Kosovës ishin me LDK-në dhe kishin zgjedhur Ibrahim Rugovën si kryetar të saj dhe njihej si udhëheqës i shqiptarëve të Kosovës (Serbia e quante “lider Kosovskih Albanca”), del në shesh një skandal i shpenzimit të madh në thirrjet telefonike. Faktura e telefonit të Ibrahim Rugovës për tre muaj kishte arritur shumën 23 000 marka gjermane. Në opinionin shqiptar spekulohej se serbët ia kishin fryerë fakturën me qëllim, por në fund për pagesën e saj u përkujdes Hafiz Gagica.
– 23 000 marka telefon, ku je ti hej, thoshte Mustafa.
– Paj u dashtë me folë me krejt botën se ai [Ibrahim Rugova] po munohet me na sjellë liri, pavarësi e demokraci, reagonin të pranishmit.
– Po çfarë mut lirie munet me t’sjellë maxhupi i Cerrcës t’u i pi ka dy litra raki, 3-4 paçeta duhan e t’u nejt n’telefon ton kohën?
– Po ai [Ibrahim Rugova] veç qata gjum qe e bon se duhet me folë me Amerikë, me Gjermani, me Ingliz, me Itali e shumë shtete tjera për me na pru lirinë, e për qata i ka kushtu telefoni 23 000 marka!
– Çka je tu thanë bre!? Ai veç n’i past pasë dy “sllushalica” (receptorë telefoni) n’veshë, dy n’sy, dy n’hundë, njo n’gojë, e njo n’bythë e me nejt 24 orë t’u folë, se me qi nanën e nanës 23 000 marka kurrë s’ishin ba, përfundoi Mustafa me nervozë.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!