NGJARJET NE FSHATIN BANJSKË TË ZVEÇANIT

25
Sep
2023
Shkruan: Gjon Bruçi


“Prodhim” i ndërkombëtarëve “paqtues” midis Kosovës dhe Serbisë!
Më 24 shtator 2023, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Banjskë të Zveçanit (në verI të Kosovës) ndodhi një përplasje midis një njësiti të policisë së Kosovës, që patrullonte në atë zonë, me një grup terroristësh të armatosur gjer në dhemebë dhe me uniforma ushtarake, të cilët, pasi qëlluan duke vrarë rreshterin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u përqëndruan në një Manastir, ku pas disa orësh u shpartalluan, u vranë apo u zonë robër nga policia e Kosovës.
Për këtë ngjarje, e cila u inskenua dhe u organizua nga presidenti serb Vuçiç, duke “korrur” edhe “fitoren” e këtij inskenimi.
PRONONCIMET:
-BORREL – përfaqësuesi i posaçëm i BE në Kosovë:
“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë/Banjska në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”.
(Tashmë e gjithë bota e ka marrë vesh dhe e ka kuptuar se “banda e armatosur” nuk ishte gjë tjetër përveçse bandë paramilitare e Vuçiçit të Serbisë. Armatimet dhe municionet e gjithllojshme e të shumta që u gjendën në Manastir dhe në vende të tjera të afërta, vertetojnë konkluzionin e mëipërm. Dilemën për këtë e ka vetëm Borreli, përfaqësuesi i BE!
-LAJCAK, – i dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë – Serbi:
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka shkruar: “Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është me viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”!
(Të gjithë tashmë e panë në video se kush ishin autorët, që duhet të dalin para drejtësisë, ndërsa Lajçaku – shqip “Lojcaku” i BE, pret t’i gjejë më ndihmën e Vuçiçit . . . . .
-BLINKEN, – Sekretari Amerikan i Shtetit
“Ne u bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë, që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë më tej tensionet, dhe menjëherë të punojnë, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, për shtensionimin e situatës, të ofrojnë siguri dhe sundim të ligjit dhe t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”!
(Edhe prononcimi i Sekretarit Amerikan te shtetit, është interesant. Pasi është derdhur gjaku i mbrojtjësve të integritetit të Republikës së Kosovës, dhe i atyre që organizuan sulmin terrorist brenda teritorit te Kosovës, Sekretari Blinken, vijon me psallmin e zakonshëm dipolmatik: “Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë të përmbahen në çdo veprim . . . dhe t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar të Bashkimit Evropian!!”
TË VETMIT PERSONALITETE NDËRKOMBËTARE, PËR TË CILËT NUK MUND TË BËJMË ASNJË SUGJERIM JANË: AMBASADORI AMERIKAN, HOVENIER, DHE AMBASADORI GJERMAN, ROHDE NË KOSOVË
-HOVENIER, Ambasadori amerikan në Kosovë:
“Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne e njohim dhe respektojmë rolin e saj si reagues i parë në situata emergjente dhe krize. Ne vlerësojmë koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), sipas rastit”,- tha ndër të tjera Hovenieri.
-ROHDE, – Ambasadori gjerman në Kosovë:
“Unë pajtohem plotësisht me deklaratën e kolegut tim amerikan. Autorët e këtij sulmi vrasës kundër zyrtarëve të rendit të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë. Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policëve të vdekur të PK-së dhe për policët e plagosur të PK-së”, – shkroi Rohde.
Dhe në fund, si “qershia mbi tortë”, ja dhe prononcimi i Kryeministrit shqiptar, Edi Rama për këtë problem që lidhet me . . . shqiptarët!
-KRYEMINISTRI RAMA:
“Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë”! Në vijim, kryeministri shqiptar shkruan ne twiter se: “Duhet të thirret një konferencë e jashtëzakonshme e paqes, nën mbikëqyrjen e BE-së dhe SHBA-në, dhe njëkohësisht të merren masa të jashtëzakonshme me KFOR-in për të moslejuar eskalimin e mëtejshëm të situatës”.
. . .
Që shqip, do të thotë: Situata dhe statusi i Kosovës të kthehen në kohën para shpalljes së Republikës, ku të bisedohet, të diskutohet, të analizohet, të rivendoset . . . se si do të vejë puna e saj . . . .!
. . .
KOMENTET JANË TË TEPËRTA!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk