NGREHU ENVER…!

28
Feb
2026
Nga: Ilia Kokthi
Enver koha të ka ardhë
Ngrehu dhe na pri në ballë
Ngrehu se të kërkon Shqipëria
Enver mor historia.
Ngrehu Enver ,ngrehu o trim
Se ky vend kërkon shpagim
Na drejtojnë ca të pa mënd
Ngrehu dhe tregoju vend.
Ngrehu Enver historia
Ngrehu të kërkon vegjëlia
Ca zuzarë dhe sarhoshë
Vendin seç e bënë shoshë.
Ngerehu Enver sa s’është vonë
Se fortë po leh një ulkonjë
Dikur ishte i yti servil
Sot po sillet si katil
Ngrehu dhe kape prej fyti
Se nuk është më i yti
Dikur ty të puthte dorën
Sot kërcënon me kapsollën.’
Ngrehu Enver të kërkon vendi
Një i çmendur të gjithë na çmëndi
Përsëri kërkon pushtet
Ngrehu mbyte në halet.
Ngrehu Enver historia
Ty të kërkonë njerëzia
Ngrehu o ylli i rrallë
Ngrehu mprihe atë pallë
27–2–2026 Ora 13:09 Tiranë.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/02/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk